Al-Maaida
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ هَمَّ قَوْمٌ أَن يَبْسُطُوٓا۟ إِلَيْكُمْ أَيْدِيَهُمْ فَكَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنكُمْ ۖ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ ۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ 11
O ju që keni besuar! Kujtojeni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur një popull tentoi të zgjaste duart kundër jush, por (Allahu)i sprapsi duart e tyre prej jush! -Allahu i Madhëruar u kujton adhuruesve të Tij besimtarë mirësitë e mëdha me të cilat i ka begatuar dhe i nxit ata që t’i kujtojnë shpesh ato, me zemër dhe me gojë. Ashtu sikurse fitorja mbi armiqtë është një mirësi e dhuruar prej Zotit, ashtu edhe mbrojtja nga qafirët dhe kthimi i kurtheve kundër tyre duhet parë si mirësi prej Tij. Armiqtë e Zotit planifikojnë vazhdimisht sulme dhe kurthe kundër besimtarëve dhe përpiqen shumë që t’ia arrijnë qëllimit, prandaj nëse ata nuk ia arrijnë dot qëllimit, kjo është një mirësi nga Allahu i Madhërueshëm, mirësi që na kërkon të jemi mirënjohës. Ai e meriton që të adhurohet, të falënderohet dhe ta lavdërosh vazhdimisht për këto mirësi. Këtu bëhet fjalë për çdo rrezik që u kanoset besimtarëve, nga qafirët, munafikët apo agresorët e çdo lloji. Pra, sa herë ke shpëtuar nga një e keqe, kjo është një mirësi prej Allahu, për të cilën Ai duhet falënderuar e kujtuar. Më pas, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për diçka, nëpërmjet së cilës do të mbrohen kundër jobesimtarëve dhe çdo lloj armiku tjetër. Ai i mëson ata si të arrijnë fitoren dhe suksesin në çdo punë dhe çështje:Frikësojuni Allahut dhe vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! -Këto janë dy këshilla:1. Devotshmëri ndaj Allahut, duke plotësuar urdhëresat dhe duke iu larguar harameve, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Të.2. Mbështetje e plotë tek Allahu i Madhëruar. Vetëm tek Allahu i Lartësuar duhet të mbështeten dhe kërkojnë ndihmë besimtarët, për arritjen e çdo të mire të fesë, të besimit apo të dynjasë. Ata duhet të mbështeten totalisht tek Ai, duke u distancuar nga fuqitë e tyre. Njëkohësisht, ata duhet të kenë besim të plotë dhe të patundur tek Allahu i Lartësuar për arritjen e gjithçkaje që e duan dhe e synojnë. Mbështetja e robit te Zoti është në varësi të imanit të tij. Ajo është një nga punët e domosdoshme të zemrës, është detyrë e besimtarit dhe tregues i besimit të tij.