Al-Israa
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
رَّبُّكُمْ أَعْلَمُ بِكُمْ ۖ إِن يَشَأْ يَرْحَمْكُمْ أَوْ إِن يَشَأْ يُعَذِّبْكُمْ ۚ وَمَآ أَرْسَلْنَـٰكَ عَلَيْهِمْ وَكِيلًا 54
Zoti juaj di gjithçka për ju. -Ai është më i ditur për ju, sesa ju për veten tuaj. Ai dëshiron veçse më të mirën për ju dhe ju urdhëron veçse për ato që janë në dobinë tuaj. Shpeshherë, ju mund të dëshironi diçka, por në fakt e mira është diçka krejt tjetër.Nëse do, Ai ju mëshiron dhe nëse do, Ai ju dënon. - Zoti i jep sukses njeriut për të ndjekur rrugën e drejtë, i lehtëson atij çdo gjë për t'i hyrë rrugës së drejtë e për të fituar mëshirën e Tij. Ndërsa disa të tjerë, të cilët Ai e di që nuk e meritojnë udhëzimin, i lë në humbje, dhe kështu ata ndjekin rrugën e ndëshkimit.Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhammed)si rojë mbi ta. -Ti nuk je kujdestar i tyre dhe nuk ke përgjegjësi për veprimet e tyre. Ti nuk je përgjegjës për t’u dhënë shpërblimin atyre. Është Allahu që ka në dorë çështjet e tyre, dhe Ai do të japë shpërblimin për secilin. Ti je veçse një transmetues i qartë i së vërtetës së Zotit, që udhëzon për në rrugën e drejtë.