Al-Israa
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
وَقُل لِّعِبَادِى يَقُولُوا۟ ٱلَّتِى هِىَ أَحْسَنُ ۚ إِنَّ ٱلشَّيْطَـٰنَ يَنزَغُ بَيْنَهُمْ ۚ إِنَّ ٱلشَّيْطَـٰنَ كَانَ لِلْإِنسَـٰنِ عَدُوًّا مُّبِينًا 53
Thuaju robërve të Mi që të thonë(gjithmonë)atë që është më e mira! -Kjo tregon butësinë dhe mëshirën e madhe të Allahut për adhuruesit e Tij. Nga mëshira e Tij për ta, Ai i urdhëron për t’u pajisur me moral të lartë, me veprat e fjalët më të mira dhe të zgjedhura. Kështu, Ai u tregon atyre rrugën për të qenë të lumtur në këtë botë dhe në ahiret. Ai me dashuri u thotë atyre: “Thuaju robërve të Mi që të thonë (gjithmonë)atë që është më e mira!” Ky është një urdhër i qartë për çdo fjalë të mirë që të afron tek Allahu. Të tilla janë, për shembull, leximi i Kur'anit dhe i diturisë së dobishme, dhikri, urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat, fjalët e mira dhe të ngrohta me njerëzit, pavarësisht gradave dhe niveleve të tyre shoqërore dhe intelektuale. Në rastet kur jemi përpara dy të mirave, zgjedhim më të mirën e mundshme, nëse nuk mund t’i bashkojmë të dyja. Fjala e mirë të ndihmon të përmirësosh moralin dhe veprat e tua. Ai që është në gjendje të kontrollojë gjuhën e tij do të jetë në gjendje të rregullojë të gjitha punët e veta.Me të vërtetë, shejtani ndërsen(armiqësi)mes tyre. Shejtani është armik i betuar kundër njeriut. - Ai punon me njerëzit për t’u shkatërruar jetën dhe fenë e tyre. Mundësia për të shpëtuar nga këto nxitje të të mallkuarit është që të mos i bindesh atij kur të nxit për të folur keq ose për të folur jo mirë. Besimtarët duhet të përpiqen shumë që të flasin butësisht me njëri-tjetrin që t’ia presin rrugën shejtanit, i cili fut përçarje e urrejtje mes tyre. Ata duhet të kujtojnë vazhdimisht se armiku i tyre i vërtetë dhe real është shejtani i mallkuar dhe atë duhet ta luftojnë me çdo mënyrë, sepse Ai i fton për të qenë banorë të Zjarrit. Ndërsa vëllezërit e tyre duhet t’i trajtojnë me butësi e ngrohtësi. Nëse shejtani nxit urrejtjen dhe armiqësinë mes tyre, ata duhet të bëjnë çdo përpjekje dhe të nxitojnë të bëjnë të kundërtën e asaj që thotë i mallkuari. Ata duhet të punojnë shumë me vetveten për ta mposhtur atë, sepse shejtani e përdor atë portë për të futur armiqësinë. Nëse punojnë me vetveten dhe nuk i binden të mallkuarit, atëherë kështu i janë bindur Zotit të tyre, i kanë rregulluar punët e tyre dhe janë udhëzuar në rrugën më të mirë.