Al-Baqara
Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.
Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21
لِلْفُقَرَآءِ ٱلَّذِينَ أُحْصِرُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ لَا يَسْتَطِيعُونَ ضَرْبًا فِى ٱلْأَرْضِ يَحْسَبُهُمُ ٱلْجَاهِلُ أَغْنِيَآءَ مِنَ ٱلتَّعَفُّفِ تَعْرِفُهُم بِسِيمَـٰهُمْ لَا يَسْـَٔلُونَ ٱلنَّاسَ إِلْحَافًا ۗ وَمَا تُنفِقُوا۟ مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٌ 273
Ajo(sadakaja)u takon të varfërve, të cilët janë të angazhuar në rrugën e Allahut dhe nuk kanë mundësi të lëvizin nëpër tokë. -Cilësia e parë e atyre që e meritojnë më shumë sadakanë është skamja e tyre. Cilësia e dytë është: të jenë të angazhuar në rrugën e Allahut, domethënë, të jenë të përkushtuar në bindjen ndaj Allahut dhe të luftojnë në rrugën e Zotit. Si të tillë, ata nuk mund ta braktisin detyrën që kanë mbi supe. Ndërsa cilësia e tretë është pamundësia e tyre për të kërkuar rizkun, siç thotë i Lartësuari: “nuk kanë mundësi të lëvizin nëpër tokë”, pra, që të kërkojnë rizkun.Ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. -Kështu, cilësia e katërt është: nëse nuk e di gjendjen e tyre, mendon se ata janë të pasur. Kjo ndodh, sepse ata janë të rezervuar në kërkesat e tyre dhe nuk bezdisin askënd. Ky është tregues për durimin e tyre në detyrën që i kanë vënë vetes.Ata njihen nga vetë pamja e tyre, ndonëse ata nuk kërkojnë me ngulm dhe nuk i bezdisin njerëzit. -Cilësia e pestë është: ata mund t’i njohësh nga shenjat e tyre. Ata vërtet mund të dallohen, por jo nga çdokush. Pra, kjo fjalë nuk bie ndesh me cilësinë e lartpërmendur, ku Allahu thotë: “...ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur”. Ata në të vërtetë nuk bien në sy, sepse janë shumë të vetëpërmbajtur, aq sa ai që nuk i njeh nuk mund t'i dallojë dhe të gjykojë se janë të varfër, por një njeri inteligjent e i sprovuar mund t'i njohë ata shumë mirë, duke u nisur nga shenjat e tyre, të cilat Allahu i Lartësuar i ka sqaruar. Ndërsa cilësia e gjashtë e tyre është: “...ata nuk kërkojnë me ngulm dhe nuk i bezdisin njerëzit”. Pra, edhe nëse mund të ndodhë që të kërkojnë ndonjëherë, këtë nuk e bëjnë me këmbëngulje, por e bëjnë vetëm njëherë dhe me butësi. Këta janë njerëzit që meritojnë të parët sadakanë, sepse ata kanë cilësi shumë të vyera. Megjithatë, kujtdo që t'i jepen, sadakatë konsiderohen si bamirësi, për të cilën dhënësi do të shpërblehet. Prandaj i Madhëruari thotë përsëri:Çfarëdo të mire që të jepni, s’ka dyshim se Allahu e di shumë mirë. -Pra, çfarëdo që të shpenzoni dhe kujtdo që t'ia jepni, Allahu e di shumë mirë dhe do t’ju shpërblejë, gjithashtu, më së miri. Më poshtë, Allahu i Lartësuar flet për sadakadhënësit në mënyrë përmbledhëse.