Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sura ta 2

Al-Baqara

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 223

نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُوا۟ حَرْثَكُمْ أَنَّىٰ شِئْتُمْ ۖ وَقَدِّمُوا۟ لِأَنفُسِكُمْ ۚ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّكُم مُّلَـٰقُوهُ ۗ وَبَشِّرِ ٱلْمُؤْمِنِينَ 223

Gratë tuaja janë si ‘vendmbjellje’ për ju. Prandaj afrojuni ‘vendmbjelljes’ suaj si të dëshironi. -Pra, burrave u lejohet që të kënaqen me çdo lloj pozicioni në marrëdhëniet seksuale me gratë e tyre, veçse duhet që ky kontakt të kryhet në vendin që Allahu e ka quajtur, në mënyrë figurative, “vendmbjellje”. Thënë ndryshe, kontakti seksual lejohet veçse në organin nga lind fëmija dhe pozicionet janë të gjitha të lejueshme. Ka shumë hadithe të përcjella saktësisht prej Profetit (a.s), që tregojnë se marrëdhëniet jashtë “vendmbjelljes” janë haram, madje është i mallkuar ai që bën një veprim të tillë.Por parapërgatitni diçka(të mirë)për veten tuaj... -Parapërgatisni vepra të mira, për të cilat të shpresoni shpërblimin tek Allahu. Vepër e mirë është edhe dhurimi i kënaqësisë bashkëshortit ose bashkëshortes, nëse bëhet duke synuar shpërblimin e Allahut ose lënien e pasardhësve të mirë, që t’i shërbejnë Allahut të Lartësuar....kijeni frikë Allahun. -Ky është një urdhër shumë i njohur: të jemi të pajisur me devotshmëri, në çfarëdolloj gjendjeje. Gjithmonë të jemi të kujdesshëm dhe të mos i kalojmë kufijtë e vendosura nga Zoti ynë. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon diçka, që është nxitëse shumë e fortë për pajisjen me devotshmëri dhe thotëdhe dijeni se tek Ai do të ktheheni! -Kuptimi: Duke qenë të sigurt se një ditë do të dilni para Tij dhe do të shpërbleheni për veprat tuaja, me siguri që do të tregoheni të durueshëm dhe këmbëngulës për t'u pajisur me devotshmëri. Pastaj Allahu përmend edhe një nxitës tjetër për të qenë i devotshëm:Përgëzoji besimtarët! -Këtu nuk është përcaktuar lloji i mirësisë, me të cilën duhet të përgëzohen besimtarët, dhe kjo bëhet për efekt gjithëpërfshirjeje. Pra, Allahu na përgëzon se do të na nderojë me gjithçka që na gëzon dhe na qetëson. Besimtarëve u takon përgëzimi për në dynja dhe për në ahiret. Ata do të fitojnë çdo të mirë dhe do të shpëtojnë nga çdo e keqe, sipas gradës së besimit të secilit. Madje, edhe besimi, të cilin Allahu e dhuron, është pjesë e përgëzimit dhe e premtimit të Allahut të Lartësuar. Ky ajet dëshmon për dashurinë e madhe të Allahut të Lartësuar për besimtarët. Allahu i Lartësuar e do çdo gjë që kënaq dhe gëzon besimtarët. Ky ajet tregon, gjithashtu, se është e pëlqyeshme të mbushësh zemrat e besimtarëve me gëzim, sepse kështu i shkathtëson ata dhe u nxit vullnetin për të kryer vepra të mira. Besimtarët mund t'i lumturosh duke u treguar e kujtuar se çfarë shpërblimi të madh ka përgatitur Allahu i Lartësuar për ta, në këtë jetë dhe në jetën tjetër.