Tsallaka zuwa abin da ke ciki
Tafsir As-Saadi · Al-Baqara
Sura ta 2

Al-Baqara

Wannan tafsiri ne da wani harshe ba Larabci ba, kamar yadda yake a Quranic Universal Library (QUL, ta Tarteel), wanda aka ɗauka ta kwafin buɗaɗɗen bayanan QUL da spa5k/tafsir_api ke riƙewa. Bayanan QUL ba su faɗi wanda ya rubuta ko ya fassara shi ba, ko wane bugu da aka buga yake bi, kuma ba su bayyana lasisi ga rubutun ba, saboda haka ba a tabbatar da haƙƙin nuna shi ba. Babu wanda ya kwatanta shi da littafin da aka buga, kuma babu malami da ya duba shi. Kowane sashe yana kusa da ayoyin da yake bayani a kansu, waɗanda rubutun Alƙur’ani ne na Tanzil, kamar yadda yake a can. Sabīl bai rubuta ko ɗaya daga cikinsa ba, kuma bai fassara shi ba.

Rubutu dagaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITan ɗauka 2026-10-21

Aya ta 104

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَقُولُوا۟ رَٰعِنَا وَقُولُوا۟ ٱنظُرْنَا وَٱسْمَعُوا۟ ۗ وَلِلْكَـٰفِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٌ 104

ju që keni besuar! Mos thoni: “Raina”… -Besimtarët, gjatë mësimit të dispozitave të fesë prej Profetit (a.s), i thonin shpesh atij “Râinâ” (Vështrona), domethënë: Na shiko dhe mere në konsideratë gjendjen tonë gjatë caktimit të dispozitave. Ky ishte një kuptim i drejtë dhe i pranueshëm i kësaj fjale, por çifutët e përdornin atë me kuptime të këqija e të shëmtuara. Kështu, ata shfrytëzuan rastin dhe filluan t’i drejtoheshin Profetit (a.s) me fjalën "Râinâ", duke mos patur si qëllim kuptimin e saktë dhe të drejtë të saj, por pikërisht kuptimin e keq të fjalës. Si rrjedhojë, Allahu i Lartësuar i ndaloi besimtarët nga përdorimi i kësaj fjale, për t’ua hequr atë mundësi çifutëve, edhe pse, në vetvete, ajo fjalë nuk kishte ndonjë të keqe. Ky ajet shërben si argument që, nëse diçka të çon drejt së ndaluarës, ajo konsiderohet gjithashtu e ndaluar, edhe nëse, në vetvete, është e lejuar. Me fjalë të tjera: e lejuara konsiderohet e ndaluar, nëse të çon drejt së ndaluarës. Ky ajet na nxit, gjithashtu, që të ruajmë edukatën e të folurit dhe të kontrollojmë fjalët që përdorim. Ai na nxit që të përdorim ato fjalë që kanë vetëm kuptime të mira, larg domethënieve të shëmtuara e fyese. Prej tij mësojmë që duhet të largohemi nga përdorimi i fjalëve me kuptime që nuk i shkojnë për shtat besimtarit. I Lartësuari na urdhëron që të themi fjalë që nënkuptojnë vetëm të mirën. Në këtë rast, Allahu i Lartësuar i urdhëroi besimtarët që të thonin: "Unđhurnâ":por thoni: “Undhurna”(na vështro)… -Kuptimi: Fjala “Unđhurnâ”është e mjaftueshme dhe tepër e goditur për të shprehur mendimin tuaj, duke mos nënkuptuar asgjë të ndaluar.dhe dëgjoni! -Këtu Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të bindemi. Me fjalën “uesmeu” (dëgjoni) nuk është treguar në mënyrë të veçantë se çfarë duhet të dëgjohet. Kjo është bërë me qëllim që ajo të përfshijë të gjitha ato gjëra që duhet të dëgjohen, qofshin ato nga Kur’âni apo nga Suneti i Profetit (a.s). Ky dëgjim duhet plotësuar me të trija fazat e tij, që janë: së pari, dëgjimi me kujdes i fjalëve, së dyti të kuptuarit e tyre dhe, së treti, bindja ndaj atyre që dëgjove dhe i kuptove. Siç shihet, ky ajet është nxitje për një edukatë të lartë në të folur dhe për bindje të plotë. Pas kësaj, i Madhëruari kërcënon qafirët me një dënim të dhembshëm: “Për jobesimtarët ka dënim të dhembshëm”