انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأعراف
السورة ٧

الأعراف

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٠٦

إِنَّ ٱلَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ لَا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِۦ وَيُسَبِّحُونَهُۥ وَلَهُۥ يَسْجُدُونَ ۩ ٢٠٦

S’ka dyshim se ata që janë pranë Zotit tënd nuk tregojnë mendjemadhësi për adhurimin e Tij. -Ata që janë afër Zotit janë pikërisht melekët që mbajnë Fronin e Tij. Janë ata që qëndrojnë të rreshtuar rreth Fronit të Tij. Ata nuk tregohen mendjemëdhenj për adhurimin që bëjnë, por janë të përulur dhe kryejnë me kënaqësi gjithçka që urdhëron Zoti i tyre.Ata e madhërojnë Atë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde. - Ata i përgjigjen Allahut natën dhe ditën. Ata kurrë nuk reshtin së shërbyeri Allahut të Lartësuar me kënaqësi dhe përkushtim. Vetëm Atij i bien në sexhde, duke e adhuruar e madhëruar. Atëherë, besimtarët të marrin gjithmonë si shembull këta melekë të nderuar, këta robër të zgjedhur të Allahut të Lartësuar, të cilët zbatojnë me përpikmëri e dashuri urdhrat e Tij. Le ta kenë këtë model, në mënyrë që të jenë të vazhdueshëm dhe të përkushtuar në adhurimin ndaj Mbretëruesit të Gjithëditur, ndaj Allahut të Lartësuar.