انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأنفال
السورة ٨

الأنفال

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ١

يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلْأَنفَالِ ۖ قُلِ ٱلْأَنفَالُ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِ ۖ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَأَصْلِحُوا۟ ذَاتَ بَيْنِكُمْ ۖ وَأَطِيعُوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ ١

Enfalquhet plaçka e luftës, të cilën Allahu i Madhëruar e ka bërë të lejuar për muslimanët. Konteksti i këtyre ajeteve është Beteja e Bedrit, ku për herë të parë, muslimanët morën plaçkë lufte të madhe prej idhujtarëve. Me këtë rast, pati disa mosmarrëveshje mes muslimanëve, prandaj ata u drejtuan tek i Dërguari i Allahut për të marrë gjykimin e tij. Atëherë, i Madhëruari shpalli ajetet:Të pyesin për plaçkën e luftës. Thuaju: “Plaçka e luftës është çështje e Allahut dhe e të Dërguarit,…” -Atyre që të pyesin ty për plaçkën e fituar në luftë, se si duhet të ndahet ajo, thuaju se kjo është çështje e Allahut dhe të Dërguarit, të cilët do të gjykojnë me drejtësi. Juve nuk ju takon që të kundërshtoni gjykimin e Zotit dhe Profetit të Tij. Nëse Allahu dhe Profeti i Tij gjykojnë për diçka, ju duhet ta pranoni me kënaqësi dhe pa asnjë diskutim gjykimin e tyre.…prandaj kijeni frikë Allahun!... -Frikësojuni Allahut, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, në shenjë dashurie, nënshtrimi e madhërimi për Të....rregulloni marrëdhëniet me njëri-tjetrin!... -Rregulloni e përmirësoni marrëdhëniet mes jush, duke mjekuar urrejtjen, largimin, pakënaqësitë, smirën etj., dhe duke kultivuar dashurinë, afrimitetin, dashamirësinë e bujarinë mes jush. Në këtë mënyrë, do të bashkoni rradhët dhe fjalën tuaj. Urrejtja dhe grindjet janë shkaktues të prishjes së unitetit mes muslimanëve. Për të rregulluar marrëdhëniet shoqërore nevojitet moral i mirë, falje dhe tolerancë ndaj gabimeve, dashuri e dhembshuri për njëri-tjetrin. Kështu bashkohen muslimanët dhe shmangen konfliktet mes tyre. Sidoqoftë, ky urdhër i mrekullueshëm që vijon i përfshin të gjitha masat për një shoqëri të shëndetshme:...dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë! -Besimtari i bindet Allahut dhe Profetit të Tij, përndryshe nuk është besimtar i vërtetë. Bindja ndaj Allahut dhe Profetit varen nga besimi në zemër: pak bindje do të thotë pak besim. Besimi mund të jetë i plotë ose jo. Prej besimit të plotë vjen suksesi dhe mirësia në çdo fushë. Allahu i Lartësuar përshkruan më poshtë besimtarët me iman të plotë: