انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الأعراف
السورة ٧

الأعراف

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٢٠٥

وَٱذْكُر رَّبَّكَ فِى نَفْسِكَ تَضَرُّعًا وَخِيفَةً وَدُونَ ٱلْجَهْرِ مِنَ ٱلْقَوْلِ بِٱلْغُدُوِّ وَٱلْـَٔاصَالِ وَلَا تَكُن مِّنَ ٱلْغَـٰفِلِينَ ٢٠٥

Zotin tënd përmende në vetvete, me përulësi e me frikërrespekt, jo me zë të lartë, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj i shkujdesur! - Përmendja e Allahut të Lartësuar bëhet me zemër ose me gjuhë, por bëhet edhe me të dyja njëkohësisht, dhe kjo është më e mira dhe më e shpërblyeshmja. Allahu i Lartësuar urdhëroi së pari adhuruesin dhe profetin e Tij të dashur, Muhamedin a.s, dhe pastaj të gjithë umetin, që ta përmendin Atë në vete, duke qenë të sinqertë dhe të përqendruar për të fituar kënaqësinë e Tij. Fjala ‘tedarruan’ e përdorur në ajet do të thotë: “me përunjësi e duke përsëritur vazhdimisht fjalët me gjuhë’. Por dhikri bëhet edhe ‘hifeten’, domethënë, me drojë e respekt të sinqertë ndaj Zotit, sepse ndoshta punët e tua nuk pranohen nga Ai. Një shenjë që tregon frikërespekt dhe përkushtim serioz ndaj Allahut të Lartësuar, është kur e bën veprën sipas mënyrës që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar dhe Profeti a.s. Allahu i Lartësuar thotë: “... jo me zë të lartë”, pra, të mos e ngresh zërin shumë kur fal namazin e bën dhikër, dhe as ta ulësh fare, por gjej rrugën e mesme. Dhe këtë bëje: “...në mëngjes e në mbrëmje...”. Siç shihet, në këto dy momente të ditës, përmendja e Allahut të Lartësuar ka vlerë e mirësi të veçantë. Pastaj thuhet: “...mos u bëj i shkujdesur”, si ata që kanë harruar Allahun e Lartësuar dhe Ai i ka bërë që të harrojnë vetveten, prandaj humbin mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Ata i përkushtohen totalisht kësaj bote, duke harruar ahiretin, prandaj bien në dëshpërim dhe humbje. Ky ajet mëson edukatën që duhet të ketë çdo besimtar. Ai duhet të kujtojë e përmendë shpesh Allahun e Lartësuar, ditën dhe natën, sidomos në mëngjes e në mbrëmje. Këtë duhet ta bëjë me sinqeritet, drojë e përunjësi ndaj Zotit, me gjuhë dhe me zemër, që adhurimi të jetë sa më i plotë. Profeti (a.s) ka thënë: "Allahu nuk i përgjigjet duasë që bëhet me zemër të shkujdesur dhe të pavëmendshme”. Allahu i Lartësuar thotë se Ai ka krijuar njerëz që janë të vazhdueshëm dhe sistematikë në adhurimin që i kushtojnë Atij, tërësisht në bindje dhe në shërbim të urdhëresave të Tij. Prandaj çdokush ta kuptojë se, kur Allahu i Lartësuar kërkon që të shtosh adhurimet dhe dhikrin, nuk do të thotë se Ai ka nevojë që të shtojë adhuruesit e Tij apo se kështu shtohet pushteti i Tij. Ajo që Ai dëshiron është thjesht që ne të përfitojmë sa më tepër për veten tonë. Allahu i Lartësuar thotë: