الإسراء
هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.
النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21
وَإِذَا قَرَأْتَ ٱلْقُرْءَانَ جَعَلْنَا بَيْنَكَ وَبَيْنَ ٱلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِٱلْـَٔاخِرَةِ حِجَابًا مَّسْتُورًا ٤٥
Allahu i Madhëruar na njofton për ndëshkimin e drejtë dhe të merituar që u jep atyre që i kthejnë shpinën ftesës dhe bujarisë së Tij. Atij që e refuzon, Allahu i ndërhyn mes zemrës së tij dhe imanit, dhe ky njeri nuk mund ta gjejë më udhëzimin. Mjerë ata që shpërfillin ftesën dhe Shpalljen e Zotit! Mjerë ata që nuk i respektojnë mundësitë që Zoti u ofron për të besuar!Kur ti e lexon Kur’anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë Botën Tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme. -Në këtë Kur'an është sjellë gjithçka e nevojshme që njeriu të gjejë udhëzimin. Në të ka këshilla të shoqëruara me inkurajime e qortime, përgëzime e kërcënime, që të nxisë ndjenjat e adhurimit, si frika, shpresa, dashuria për Zotin etj. Kur'ani ka rrëfime që i kujtojnë zemrës të vërtetën në mënyrë të përsëritur e të vazhdueshme. Ai ka udhëzime të qarta për çdo vepër e fjalë të mirë që të afron te Zoti dhe të mbush zemrën me besim. Në të gjen ushqim të mjaftueshëm për të forcuar imanin. Ai përmban shumë mirësi e dituri, që të ndriçojnë rrugën dhe shpirtin. Atëherë, nëse njeriu e refuzon këtë libër me kaq mirësi, Zoti e privon nga ai dhe për të nuk mbetet asnjë mundësi tjetër udhëzimi. Allahu thotë: “....Ne vëmë një perde të padukshme mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër.” Mes refuzuesve dhe Kur'anit vendoset një pengesë, që nuk i lë ata të kuptojnë mesazhet e tij. Ata nuk mund të përfitojnë nga të vërtetat e Kur'anit, nuk mund të ndriçohen nga drita e tij dhe nuk mund të nënshtrohen për të punuar dhe jetuar sipas mirësive dhe diturive të vyera të tij .