انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الإسراء
السورة ١٧

الإسراء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٤٤

تُسَبِّحُ لَهُ ٱلسَّمَـٰوَٰتُ ٱلسَّبْعُ وَٱلْأَرْضُ وَمَن فِيهِنَّ ۚ وَإِن مِّن شَىْءٍ إِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِۦ وَلَـٰكِن لَّا تَفْقَهُونَ تَسْبِيحَهُمْ ۗ إِنَّهُۥ كَانَ حَلِيمًا غَفُورًا ٤٤

Atë e madhërojnë(me tesbih)shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë(me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. - Të gjitha gjallesat, pa përjashtim, ato që flasin dhe ato që nuk flasin, pemët, bimët, sendet, krijesat e gjalla që kanë jetë e ato që nuk kanë, të gjitha i bëjnë tesbihZotit. Këtë e bëjnë me gjuhën e gjendjes së tyre dhe me fjalë. Por ju nuk mund ta kuptoni madhërimin e tyre, sepse nuk bëhet me mënyrat që ju i kuptoni, por Allahu, i Cili është i Gjitëdituri i për të fshehtat, e di.Ai është i Butë dhe Falës i Madh. -Allahu nuk nxitohet të ndëshkojë edhe ata që trillojnë fjalë aq të ulëta, saqë qiejt gati u shkatërruan, toka gati u ça dhe malet gati u rrënuan nga shpifja e tyre. Allahu i afatizon ata dhe vazhdon t’u japë të mira dhe t’i ruajë nga të këqijat. Ai vazhdon t’i furnizojë dhe t’i ftojë të vijnë tek porta e Tij, që të pendohen nga ky gjynah i madh dhe i pafalshëm nëse vdesin me të. Ai i fton që t’u dhurojë shpërblime të mëdha dhe t’ua mbulojë gjynahet. Nëse nuk do të ishte mëshira e butësia e Tij, qiejt do t'i godisnin e do të binin poshtë dhe mbi faqen e dheut nuk do të mbetej më asnjë krijesë.