انتقل إلى المحتوى
Tafsir As-Saadi · الإسراء
السورة ١٧

الإسراء

هذا تفسير بلغة غير العربية كما هو في Quranic Universal Library (واختصارها QUL، من Tarteel)، مأخوذًا من النسخة المفتوحة لبيانات QUL التي يحتفظ بها spa5k/tafsir_api. لا يذكر سجلّ QUL من كتبه أو ترجمه ولا أي طبعة مطبوعة يتبعها، ولا يذكر ترخيصًا للنص، ولذلك لم يُتحقق من حق عرضه. لم يقارنه أحد بكتاب مطبوع، ولم يراجعه أحد من العلماء. يقف كل مقطع بجانب الآيات التي يعلّق عليها، وهي نص القرآن من Tanzil كما هو عنده. لم يكتب سبيل شيئًا منه ولم يترجمه.

النص منQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITأُخذ في 2026-10-21

الآية ٤٦

وَجَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِىٓ ءَاذَانِهِمْ وَقْرًا ۚ وَإِذَا ذَكَرْتَ رَبَّكَ فِى ٱلْقُرْءَانِ وَحْدَهُۥ وَلَّوْا۟ عَلَىٰٓ أَدْبَـٰرِهِمْ نُفُورًا ٤٦

Në zemrat e tyre kemi vënë mbulesë, që të mos e kuptojnë atë(Kur'anin)dhe në veshët e tyre ka shurdhim të thellë. - Në zemrat e tyre Zoti vendos mbulesë dhe mbështjellëse. Në këtë mënyrë, ata nuk mund të kuptojnë gjë nga ky libër. Ata e dëgjojnë, prandaj nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit. Veshët e tyre janë shurdhuar për të vërtetën. Ata nuk mund ta dëgjojnë të vërtetën në mënyrë të tillë që t’u bëjë efekt e t'u sjellë ndonjë dobi.E, kur ti(O Muhamed)e përmend në Kur’an Zotin tënd, si Një të Vetëm, ata kthejnë shpinën dhe largohen. -Kur në Kur'an përmendet teuhidi dhe ndalohet shirku, ata kthejnë shpinën dhe largohen me nxitim. Ata janë të verbuar për të parë të vërtetën, prandaj e urrejnë atë. Ata janë të dehur nga dashuria për kotësitë ku janë zhytur, sikurse thotë Zoti i Lartësuar: “Kur përmendet Allahu, Ai që është Një dhe i Vetëm, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër mbushen me neveri (e pakënaqësi). Por, kur përmenden të tjerë, përveç Tij, ja, ata mbushen me gëzim.” [Zumer 45].