سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Mujaadila
سورت 58

Al-Mujaadila

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 3

وَٱلَّذِينَ يُظَـٰهِرُونَ مِن نِّسَآئِهِمْ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا قَالُوا۟ فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مِّن قَبْلِ أَن يَتَمَآسَّا ۚ ذَٰلِكُمْ تُوعَظُونَ بِهِۦ ۚ وَٱللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ 3

Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, e pastaj tërhiqen nga ajo që kanë thënë, janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob. - Dijetarët kanë mendime të ndryshme për çështjen e tërheqjes nga vendimi për dhihar-in: a konsiderohet thjesht ndryshimi i mendimit të burrit apo duhet rikthimi konkret në marrëdhëniet intime? Disa janë të mendimit se si tërheqje nga dhihar-i konsiderohet thjesht marrja e vendimit personal nga ana e burrit për të kryer marrëdhënie e jo vetë marrëdhëniet. Në këtë rast, atij i bëhet i detyrueshëm kompensimi i përshkruar në ajet. Këtë variant e përforcon edhe fakti që Allahu i Madhëruar ka thënë që ky kompensim duhet të bëhet para kryerjes së marrëdhënieve. Ndërsa dijetarët e tjerë argumentojnë: Allahu i Lartësuar thotë në Kur'an: “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, e pastaj tërhiqen nga ajo që kanë thënë,...”, dhe ajo që ata kanë thënë është moskryerja e marrëdhënieve. Atëherë, e kundërta e moskryerjes së marrëdhënieve intime është kryerja e tyre. Sidoqoftë, nëse ka tërheqje nga vendimi për dhihar-in, me cilëndo mënyrë të jetë, atëherë bëhet i detyrueshëm kompensimi i përshkruar në ajet, ku i Lartësuari thotë: “...janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob.”. Pra, kur burri të tërhiqet nga vendimi për dhihar ndaj gruas së tij, atëherë e ka detyrë që të lirojë një rob. Në këtë ajet nuk përcaktohet në bëhet fjalë për rob besimtar apo jo, por kjo çështje trajtohet në një ajet tjetër. Nuk ka rëndësi në është rob mashkull apo femër; e rëndësishme është që të mos jetë me mangësi që e bëjnë të paaftë për punë. Allahu i Madhëruar thotë: “para se të kontaktojnë me to”. Kështu, burri e ka të ndaluar që të kryejë marrëdhënie intime me gruan që i ka bërë dhihar, derisa të lirojë një rob.Ky është ligji i urdhëruar për ju.... - Ky gjykim është ligji i Zotit, i shoqëruar me qortim e me këshillë (siç kuptohet nga fjala ‘tuadhune’, që vjen nga ‘el ua’dhu’), në mënyrë që njerëzit të kenë drojë dhe ta trajtojnë atë me respektin e duhur. Kështu, ai që dëshiron të bëjë dhihar,kur mendon se duhet ta kompensojë duke liruar një rob, do të frenohet nga kjo vepër e padrejtë....Allahu është i Gjithëditur rreth punëve tuaja. – Për këtë arsye, Allahu do ta shpërblejë çdo njeri sipas veprave që ka bërë.