سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Al-Maaida
سورت 5

Al-Maaida

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 20

وَإِذْ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِۦ يَـٰقَوْمِ ٱذْكُرُوا۟ نِعْمَةَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ جَعَلَ فِيكُمْ أَنۢبِيَآءَ وَجَعَلَكُم مُّلُوكًا وَءَاتَىٰكُم مَّا لَمْ يُؤْتِ أَحَدًا مِّنَ ٱلْعَـٰلَمِينَ 20

Pasi Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe mirësinë e Tij, i shpëtoi bijtë e Izraelit nga torturat e pamëshirshme të Faraonit dhe popullit të tij, nga robëria dhe poshtërimi që përjetonin nën sundimin tiranik të tij, ata u drejtuan për në tokën e tyre, pra, në Bejt el Makdes dhe rrethinat e saj. Kur ata iu afruan këtij vendi të bekuar, Allahu i Lartësuar ua bëri detyrë luftën, që t’i shporrnin armiqtë e tyre prej andej. Musai (a.s)i nxiti ata që të përgatiteshin për luftë, duke u thënë:Kujto(o i Dërguar)kur Musai i tha popullit të vet: “O popull im, kujtoni mirësinë e Allahut ndaj jush kur nga mesi juaj nxori profetë, ju bëri të jeni sundues(në Tokë)dhe ju dha atë që nuk i kishte dhënë asnjë populli(tjetër).” -Kuptimi: Kujtoni mirësitë e shumta të Allahut mbi ju, për të qenë mirënjohës. Kujtojini ato me zemër dhe me gojë. Kujtoni, sepse kujtimi i mirësive kultivon dashurinë për Dhuruesin dhe nxit shtimin e adhurimeve, të shprehura me ndjenja, fjalë dhe vepra që e kënaqin Atë. Kujtoni mirësinë më të madhe mbi ju, kur nga mesi juaj bëri profetë, të cilët ju kanë ftuar në rrugën e drejtë, ju kanë këshilluar që të ruheni nga çdo fjalë e vepër e keqe, ju kanë mësuar të ecni në rrugën e Zotit, për të arritur lumturinë e përjetshme. Ata ju kanë mësuar atë që ju nuk e keni ditur dhe për të cilën keni patur nevojë më shumë sesa për jetën tuaj. Kujtoni që Allahu i Madhërishëm ju bëri zotërues të çështjeve tuaja, ndryshe nga ç’ishit më parë, skllevër dhe të nënshtruar ndaj të tjerëve. Kështu, ju do të jeni të lirë të adhuroni Allahun, ashtu sikurse Ai kënaqet prej jush, dhe të zbatoni tërësisht fenë në të cilën ju udhëzoi. Allahu i Madhëruar ju dha atë që nuk ia kishte dhënë askujt në botë. Ai ju dhuroi mirësi të kësaj dynjaje dhe mirësi fetare, çka nuk ia kishte dhënë askujt prej njerëzve të tjerë deri në atë kohë. Kështu, Allahu i Madhëruar u kujtoi atyre mirësitë e Tij të shumta materiale e fetare, që të shtonte tek ata forcën e imanit dhe qëndrueshmërinë e tij. Kjo u bë, me qëllim që ata t’i bindeshin urdhrit për luftë, duke iu bindur Zotit dhe profetit të Tij. Pastaj Musai u tha: