Al-Maaida
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
يَـٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ قَدْ جَآءَكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ عَلَىٰ فَتْرَةٍ مِّنَ ٱلرُّسُلِ أَن تَقُولُوا۟ مَا جَآءَنَا مِنۢ بَشِيرٍ وَلَا نَذِيرٍ ۖ فَقَدْ جَآءَكُم بَشِيرٌ وَنَذِيرٌ ۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ 19
O ithtarë të Librit! Ja ku ju erdhi i Dërguari Ynë, që ju qartëson(të vërtetën), pas ndërprerjes së të dërguarve, që të mos thoni: “Neve nuk na erdhi i dërguar që të na përgëzonte e të na tërhiqte vërejtjen”. -Allahu i Madhëruar i fton ithtarët e Librit, të cilëve u dhuroi mirësinë të kenë libër qiellor, që të besojnë Muhamedin a.s, të dërguarin e Tij të zgjedhur, dhe t’i shprehin mirënjohje të thellë Atij, që e dërgoi këtë profet të vyer, pas një ndërprerje të gjatë të vargut profetik, në një moment kur nevoja për të ishte urgjente. Dërgimi i një profeti të tillë, që të zbulojë të vërtetën e fshehur dhe të harruar ndër shekuj, pikërisht në kohën kur nevoja për të ishte e domosdoshme, duhet të jetë arsye e mjaftueshme për të treguar mirënjohje dhe falënderim për Zotin. Aq më tepër që ky profet mësoi gjithçka që njerëzit duhet të dinë për fenë dhe për ligjet që Zoti ka caktuar për ta. Ky do të jetë profeti i fundit për njerëzimin, prandaj dhe Zoti e pajisi me mrekullinë e përjetshme, Kur’ânin, që njerëzit të mos kenë më justifikim për mosbesimin e tyre, sikurse thotë i Lartësuari:Ja, pra, ku ju erdhi Përgëzuesi dhe Paralajmëruesi. -Ai ju përgëzon për një shpërblim të madh në jetën e kësaj dynjaje dhe në ahiret. Ai ju mëson e shpjegon veprat që bëjnë të mundur arritjen e këtij shpërblimi, si dhe cilësitë e atyre që e meritojnë atë. Ai ju paralajmëron edhe për ndëshkimin në jetën e kësaj dynjaje dhe në ahiret, ashtu siç ju sqaron dhe ju ndalon nga veprat që e sjellin atë ndëshkim, si dhe cilësitë e njerëzve që e meritojnë atë.Allahu ka pushtet për gjithçka. -Çdo gjë i është nënshtruar pushtetit dhe sundimit të Tij. Nuk ka asgjë të vështirë për Të. Tregues të pushtetit dhe të sundimit të Tij absolut janë edhe dërgimi i profetëve, shpallja e librave, caktimi i ligjeve dhe marrja në përgjegjësi për zbatimin ose jo të tyre. Ai është i Plotpushtetshmi, që do t’i shpërblejë të gjithë, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, secilin sipas meritave. Ata që iu bindën Allahut dhe profetëve dhe zbatuan porositë e Tij, Ai do t’i shpërblejë me bujarinë dhe mëshirën e Tij. Ndërsa ata që shpërfillën profetët dhe shpalljet e Tij, Ai do t’i ndëshkojë me drejtësinë dhe urtësinë e Tij.