سیدھے مواد پر جائیں
Tafsir As-Saadi · Ash-Shura
سورت 42

Ash-Shura

یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔

متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا

آیت 17

ٱللَّهُ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ ٱلْكِتَـٰبَ بِٱلْحَقِّ وَٱلْمِيزَانَ ۗ وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ قَرِيبٌ 17

Pasi bëri të ditur se argumentet e Tij janë të qarta, të padiskutueshme dhe të pranueshme nga çdokush që ka mirësi në shpirt, Allahu i Lartësuar tregon cilësitë themelore të Librit të Tij, madje të të gjitha shpalljeve që ai ka zbritur për njerëzit, që ata të mund të dallojnë lehtë të vërtetën nga e kota, të drejtën nga e padrejta:Allahu është Ai që e zbriti Librin me të vërtetën e sigurt dhe me drejtësinë. -Libri që Zoti e shpalli për njerëzit është Kur'ani. Ai u shpall me të vërtetën e qartë dhe në mënyrë të sigurt, pra, nëpërmjet Xhibrilit - besnikut të melekëve - tek Muhamedi - besniku i njerëzve. Kur'ani përmban drejtësinë, të vërtetën dhe dijen e sigurt nga çdo shtrembërim dhe dyshim. Ai është i gjithi i përbërë nga ajete të sqaruara plotësisht. Ajetet e tij janë thellësisht të kuptueshme dhe shtjellojnë çdo gjë që lidhet me besimin e drejtë dhe qëllimet hyjnore. Ai është treguesi më i mirë dhe më i besueshëm i rrugës së drejtë. Kur'ani udhëzon te veprimet e drejta dhe na mëson që të gjykojmë me drejtësi, duke përdorur analogji të bazuar mbi rregulla të drejta dhe argumente logjike të drejta. Kjo do të thotë që, të gjitha gjykimet e drejta, të përftuara nga faktet e vëzhguara në vetet tona dhe në ambientin që na rrethon, në ligjet dhe rregullat e Sheriatit, në dispozitat dhe urtësitë e fesë apo në ligjësitë shkak-pasojë të kësaj bote, të gjitha këto, pra, hyjnë në drejtësinë që Zoti e zbriti për njerëzit, që ata të peshojnë dhe gjykojnë drejt çdo çështje të paqartë të tyre. Çdokush që, kur gjykon, nuk i përmbahet Librit të Zotit dhe logjikës së drejtë e të shëndoshë, ai nuk gjykon drejt, prandaj gjykimi i tij është i pavlefshëm. Kush gjykon duke mos u bazuar në Librin hyjnor dhe në logjikën e drejtë (mizan)ka shembur themelet e gjykimit, dhe gjithçka e ndërtuar mbi themele të tilla është e rrënuar. Që të marrësh për bazë një tekst hyjnor, fillimisht duhet të vërtetosh saktësinë e burimit dhe besnikërinë e transmetimit të tij deri tek ne. Më pas, duhet të përzgjedhësh mënyrën e saktë të shpjegimit dhe interpretimit të tij. Kështu dallohet argumenti ligjor, mbi të cilin mund të ndërtosh gjykime, nga ai që nuk konsiderohet i tillë. Ndërsa ata që flasin me fjalë të bukura, por që nuk janë të bazuar në tekst hyjnor dhe në logjikë të drejtë, ata janë shumë larg të vërtetës dhe drejtësisë. Më pas, Allahu i Lartësuar kërcënon ata që, në shenjë mosbesimi, kërkojnë përshpejtimin e Kijametit:Ti nuk mund ta dish: Ndoshta çasti i Shkatërrimit është afër. -Momenti se kur do të ndodhë Kijameti nuk mund të përcaktohet nga ju. Ai pritet të ndodhë në çdo kohë, madje mund të jetë shumë shpejt.