Al-Baqara
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
أَتَأْمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلْبِرِّ وَتَنسَوْنَ أَنفُسَكُمْ وَأَنتُمْ تَتْلُونَ ٱلْكِتَـٰبَ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ 44
Si i urdhëroni njerëzit për të mira … –Të mirat këtu nënkuptojnë besimin dhe mirësitë që kryhen të nxitura prej besimit. Kjo pyetje përmban në vetvete qortim dhe habi. Pra: Si është e mundur që i urdhëroni njerëzit për të mira, dhe pastaj:“…dhe e harroni vetveten –Domethënë, harroni që, së pari, të urdhëroni veten për këto mirësi?! Pastaj, Allahu përmend edhe një fakt tjetër, që e shton më shumë habinë:…kur ju e lexoni Librin?! A nuk po mendoni?! –Kuptimi: A nuk logjikoni, kur ju e lexoni librin, i cili urdhëron të jeni ju përqafuesit e parë të imanit dhe të veprave të tij. Si mund ta harroni veten?! A nuk mendoni pak për këtë fakt?! Allahu i Lartësuar e ka pajisur njeriun me mendje, me anë të së cilës ai dallon gjërat që i sjellin dobi dhe mirësi. Me anë të mendjes, ai arrin të kuptojë, gjithashtu, çdo gjë që e dëmton. Kjo mendje e shtyn njeriun që të jetë zbatuesi i parë i atyre gjërave për të cilat ai i urdhëron të tjerët, dhe të jetë i pari që i largohet atyre gjërave për të cilat ai qorton dhe i ndalon të tjerët. Kush urdhëron të tjerët për diçka, dhe vetë nuk e vepron atë, apo që i ndalon të tjerët nga diçka, dhe vetë e vepron atë, është i mangët dhe nuk mendon e gjykon drejt. Kjo sjellje tregon paditurinë e tij të thellë. Kjo mangësi e mendjes bëhet më e spikatur kur ai është i vetëdijshëm për këtë, kur i ka kuptuar agumentat e, megjithatë, përsëri vazhdon të urdhërojë për punë të mira duke mos i vepruar vetë, dhe të ndalojë nga punët e këqija dhe t’i veprojë vetë ato. Ky ajet, edhe pse ka zbritur duke iu drejtuar çifutëve, ai është gjithëpërfshirës. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Përse e thoni atë që vetë nuk e bëni? Për Allahun, është shumë e urryer që ta thoni atë gjë që vetë nuk e bëni.”. [Saf, 2-3]. Por kjo nuk do të thotë që, meqë nuk e praktikon vetë atë gjë për të cilën urdhëron apo ndalon të tjerët, atëherë njeriu ta braktisë edhe urdhërimin për të mira dhe ndalimin nga të këqijat. Përkundrazi, ky ajet është qortim për ata që nuk i plotësojnë të dyja këto detyra. Është e kuptueshme se njeriu ka dy detyra:1. Të nënshtrojë fillimisht veten për punë të mira dhe ta ndalojë atë nga të këqijat.2. Të urdhërojë të tjerët për këto të mira dhe t'i ndalojë ata nga ato të këqija.Kështu, lënia e njërës detyrë nuk mund të jetë justifikim për lënien e tjetrës. Përsosmëria i takon atij që i plotëson të dyja ato, kurse i mangët është ai që i lë të dyja. Kurse ata që plotësojnë njërin kusht dhe lënë tjetrin, qëndrojnë mes dy gradave. Nga ana tjetër, mund të themi se shpirtrat (në përgjithësi) janë të prirur që të mos i nënshtrohen atij njeriu, veprat e të cilit janë në kundërshtim me fjalët që thotë. Ndikimi që kanë tek ata veprat e kryera, është më i madh se ndikimi a gjurmët që lënë fjalët e pashoqëruara me punë.