Al-Baqara
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱرْكَعُوا۟ مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ 43
Përkryejeni namazin, jepeni zekatin dhe bini në ruku(falni namaz bashkë)me ata që bëjnë ruku!” –Domethënë: falni namaz bashkë me ata që falen. Nëse ju e bëni këtë, pasi i keni besuar profetët e Allahut dhe shpalljet e Tij, atëherë ju keni kryer dy gjëra të domosdoshme për shpëtimin tuaj, duke vënë në një nivel veprat e dukshme (të jashtme) me ato të padukshme (të brendshme). Ju keni realizuar njëkohësisht dy shkaqet e lumturisë, të cilat janë: sinqeriteti ndaj Krijuesit (me besim e namaz) dhe bamirësia ndaj krijesave (me anë të zekatit). Në këtë mënyrë, ju keni adhuruar Allahun me veprime trupore, me akte shpirtërore dhe me pasuritë tuaja. Thënia e Allahut: “Uer-keû mear-râkiaîn” (…dhe bini në ruku me ata që bëjnë ruku), tregon se:1. Ky është një urdhër për të falur namazin me xhemat.2. Falja e namazit me xhemat është e detyrueshme.3. Ruku-ja është shtyllë e namazit. Ajo është shtylla pa të cilën namazi është i pavlefshëm. Arsyeja është se vetë namazi është quajtur me emrin e kësaj pjese përbërëse të tij (që është e ruku-ja), dhe kjo tregon se ruku-ja është pjesë e domosdoshme për saktësinë e namazit. Në çdo rast, të quajturit e një adhurimi me emrin e një pjese përbërëse të tij tregon që ajo është pikërisht një nga pjesët e domosdoshme e tij, pa të cilën adhurimi është i pasaktë dhe i pavlefshëm.