Al-Baqara
یہ عربی کے سوا کسی اور زبان میں ایک تفسیر ہے جیسا Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) کے پاس ہے، QUL کے ڈیٹا کی اس کھلی نقل سے لیا گیا جو spa5k/tafsir_api رکھتا ہے۔ QUL کے اندراج میں یہ نہیں بتایا گیا کہ اسے کس نے لکھا یا ترجمہ کیا اور وہ کس چھپے ہوئے ایڈیشن کی پیروی کرتی ہے، اور متن کے لیے کوئی لائسنس بیان نہیں کیا گیا، اس لیے اسے دکھانے کا حق تصدیق شدہ نہیں۔ کسی نے اسے چھپی ہوئی کتاب سے نہیں ملایا اور کسی عالم نے اس کا جائزہ نہیں لیا۔ ہر حصہ ان آیات کے ساتھ ہے جن پر وہ تبصرہ کرتا ہے، اور وہ آیات Tanzil کا قرآنی متن ہیں، جیسا وہاں ہے۔ سبیل نے اس میں سے کچھ نہیں لکھا اور نہ اس کا ترجمہ کیا۔
متن ماخوذ ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 کو لیا گیا
وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَشْرِى نَفْسَهُ ٱبْتِغَآءَ مَرْضَاتِ ٱللَّهِ ۗ وَٱللَّهُ رَءُوفٌۢ بِٱلْعِبَادِ 207
Ka njerëz që e japin(flijojnë)Ka njerëz që e japin (flijojnë) jetën për hir të Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me adhuruesit.” -Këta janë të suksesshmit, të cilët i ka udhëzuar Allahu i Lartësuar që të flijojnë veten për hir të kënaqësisë së Tij. Ata e japin shpirtin me dëshirë, sepse duan të fitojnë kënaqësinë dhe shpërblimin e madh të Zotit të tyre. Ata e japin jetën për hir të Tij, i Cili është shpërblyesi më i mirë dhe ofruesi i çmimit më të lartë për shpirtin e tyre. Ata e falin shpirtin për hir të të Mëshirshmit dhe të dashurit të tyre, për Allahun e Lartësuar, sepse është pikërisht mëshira dhe dashuria e madhe e Tij, që u ka dhënë atë sukses. Çmimi që jep Allahu i Lartësuar për shpirtrat e tyre është shumë i shtrenjtë dhe i mrekullueshëm: “Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t'u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është një premtim i vërtetë i përmendur në Teurat, Ungjill e Kur'an. E kush është mbajtës më i sigurt i premtimit sesa Allahu? Atëherë, gëzojuni tregtisë që e keni bërë me Të! Ky është suksesi më i madh.” [Teube, 111]. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar tregon dy fakte: që besimtarët e sinqertë e shesin shpirtin e tyre për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, dhe që Ai është i Butë (Raûf) me besimtarët. Ky fakt i dytë i siguron besimtarët se Allahu do ta plotësojë qëllimin që ata kanë, për të cilin ata shesin dhe shpirtin e tyre dhe që është: arritja e kënaqësisë së Tij.