İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · At-Tawba
Sure 9

At-Tawba

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 67

ٱلْمُنَـٰفِقُونَ وَٱلْمُنَـٰفِقَـٰتُ بَعْضُهُم مِّنۢ بَعْضٍ ۚ يَأْمُرُونَ بِٱلْمُنكَرِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمَعْرُوفِ وَيَقْبِضُونَ أَيْدِيَهُمْ ۚ نَسُوا۟ ٱللَّهَ فَنَسِيَهُمْ ۗ إِنَّ ٱلْمُنَـٰفِقِينَ هُمُ ٱلْفَـٰسِقُونَ 67

Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri: urdhërojnë për ligësi, ndalojnë nga e mira dhe janë dorështrënguar. -Munafikët janë pjesë e njëri-tjetrit, sepse ata i bashkon hipokrizia dhe miqësia me njëri-tjetrin. Ajeti tregon që besimtarët nuk duhet të lidhin miqësi dhe aleancë me munafikët. Pastaj i Madhëruari bën një përshkrim të përgjithshëm të munafikëve. Së pari, ata urdhërojnë për ligësi, që nënkupton: mohimin e Zotit dhe asaj që Ai ka urdhëruar të besohet e pasohet; shkeljen e kufijve të Zotit dhe mosbindjen ndaj Tij; shkeljen e urdhrave të Zotit. Së dyti, ata ndalojnë nga të mirat, që nënkupton besimin e drejtë dhe të sinqertë, moralin e lartë dhe veprat e mira dhe të sinqerta. Së treti, ata janë dorështrënguar, domethënë nuk shpenzojnë për bamirësi. Ajo që i përmbledh të gjitha këto cilësi të ulta, - që është edhe shkaktarja e tyre, - është cilësia e radhës:Ata e kanë harruar Allahun, prandaj Ai i ka harruar ata. -Ata e kujtojnë Allahun shumë pak, prandaj edhe Ai i ka lënë të harruar ata, duke i përjashtuar nga mëshira e Vet. Prej kësaj, ata nuk kanë sukses të bëjnë vepra të mira dhe kurrë nuk kanë për të hyrë në Xhenet. Madje, ata do të braktisen e harrohen në shtresën më të ulët të zjarrit përjetësisht.Nuk ka dyshim se hipokritët janë të pabindur. -Duket sikur i Madhëruari e kufizon prishjen e mosbindjen (fisk) vetëm te munafikët, por kjo nuk do të thotë se nuk ka të tjerë që janë të prishur e të pabindur. Përkundrazi, kjo bëhet vetëm për të treguar se ‘prishja’ e munafikëve është shumë më e madhe se e të tjerëve, prandaj edhe ndëshkimi i tyre do të jetë më i madh se i të tjerëve. Arsye tjetër është se besimtarët sprovohen më shumë prej tyre, sepse ata gjenden mes radhëve të besimtarëve dhe ruajtja prej tyre është shumë më e vështirë se ruajtja nga të tjerët.