İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · Al-Anfaal
Sure 8

Al-Anfaal

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 24

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱسْتَجِيبُوا۟ لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ لِمَا يُحْيِيكُمْ ۖ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ يَحُولُ بَيْنَ ٱلْمَرْءِ وَقَلْبِهِۦ وَأَنَّهُۥٓ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ 24

Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë për diçka që ua dikton edhe imani: t’i përgjigjen me bindje dhe nënshtrim Allahut dhe të Dërguarit të Tij, për zbatimin e urdhrave të Tij dhe për të ftuar edhe të tjerët në këtë rrugë.O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur Ai ju fton tek ajo që ju jep jetë... -Kjo vlen për çdo porosi që jep Allahu dhe Profeti i Tij, sepse kështu kuptojmë dobinë dhe urtësinë e ligjeve të Tij. Nuk ka dyshim se jeta e zemrës është e lidhur ngushtë me adhurimin e Zotit dhe bindjen e vazhdueshme ndaj Tij dhe Profetit të Tij. Pastaj i Madhëruari na paralajmëron që të jemi të kujdesshëm dhe të mos i kthejmë shpinën ftesës së Tij dhe Profetit të Tij:...dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij,.... -Kini kujdes dhe mos e refuzoni ftesën e Zotit kur ajo ju bëhet për herë të parë, dhe kështu të meritoni që të privoheni prej saj atëherë kur ta dëshironi më pas. Nëse nuk e pranoni ftesën e Zotit për besim, atëherë zemrat tuaja do të prishen dhe do të bëhen kundërshtuese. Mos harroni se Allahu, Zoti juaj, ndërhyn mes jush dhe zemrave tuaja. Ai i rrotullon dhe i ndryshon ato ashtu siç dëshiron, me urtësinë e Vet. Me nxitimin tuaj për të refuzuar ftesën e Zotit, mos u bëni shkak që Ai të ndërhyjë mes jush dhe zemrave tuaja, e kështu të mos i kontrolloni më ato. Kjo është arsyeja që besimtari duhet ta bëjë sa më shpesh këtë lutje: “Ja Muķal-libel kulûb, theb-bit ķalbi alâ dinik! Ja Musar-riifel ķulûb, sar-rif ķulûbena ilâ tâ’atik!”Domethënë: “O Rrotullues i zemrave, forcoje zemrën time në fenë Tënde! O Ndryshues i zemrave, udhëzoje zemrën time në bindjen ndaj Teje!”...dhe se është Ai tek i cili ju do të tuboheni(të gjithë). -Para Allahut do të grumbulloheni të gjithë një ditë, e për këtë nuk ka asnjë dyshim. Atë ditë, bamirësit do të shpërblehen me bujari, ndërsa punëkëqijtë do të marrin me drejtësi atë që meritojnë.