Al-Anfaal
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ شَآقُّوا۟ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ ۚ وَمَن يُشَاقِقِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ 13 ذَٰلِكُمْ فَذُوقُوهُ وَأَنَّ لِلْكَـٰفِرِينَ عَذَابَ ٱلنَّارِ 14
...sepse ata kanë kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Për atë që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu është Ndëshkues i ashpër. Ky është dënimi juaj, prandaj shijojeni atë! Mohuesve u takon dënimi i Zjarrit. -Ndëshkimi i parë ishte ai që u erdhi nga duart e muslimanëve që në këtë botë, si pasojë e kundërvënies ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Por ndëshkimi i tyre nuk u mbyll me kaq, sepse për ta është përgatitur dënimi në zjarr në ahiret. Kjo ngjarje përmban shenja dhe argumente të mëdha dhe të kuptueshme, të sjella nga Allahu, që tregojnë se Muhamedi ishte i dërguari e profeti besnik i Allahut dhe se mesazhi që ai solli është i vërtetë. Ndër to mund të përmendim: Së pari, Allahu i Madhëruar u dha besimtarëve një premtim dhe e mbajti atë. Një shenjë tjetër është edhe ajo që Allahu i Lartësuar e përshkruan në suren Al Imran: “Për ju ishte një shenjë e madhe kur dy palët u përballën me njëra-tjetrën. Njëra palë luftonte në rrugën e Allahut, kurse pala tjetër ishin jobesimtarë. Ata (besimtarët) panë me sytë e tyre se të tjerët (qafirët) ishin dy herë më shumë se ata. Por Allahu përforcon atë që dëshiron me ndihmën e Vet. Vërtet, në atë ngjarje pati një mësim të madh për ata që janë të mençur.” [Al Imran 13]. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së besimtarëve, kur ata kërkuan ndihmën e Tij. Kjo tregon përkujdesjen e Tij të madhe për robërit e Tij besimtarë dhe për gjendjen e tyre. Për ta forcuar dhe për ta bërë më të qëndrueshëm imanin e tyre, Allahu i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm u përkujdes që të krijonte çdo kusht të nevojshëm për ta. Ai u forcoi imanin, u forcoi këmbët dhe i ruajti kundrejt çdo vesvesi dhe intrige të Shejtanit të mallkuar, sidomos në momentet më të vështira. Ndër shenjat e Zotit ishte edhe butësia që Ai tregoi për robërit e Tij besimtarë, duke ua lehtësuar rrugën e bindjes. Këtë e bëri qoftë me shkaqe të shfaqura e të dukshme, qoftë me ato të fshehura e të padukshme.