Al-A'raaf
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
وَلَقَدْ ذَرَأْنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرًا مِّنَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ ۖ لَهُمْ قُلُوبٌ لَّا يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌ لَّا يُبْصِرُونَ بِهَا وَلَهُمْ ءَاذَانٌ لَّا يَسْمَعُونَ بِهَآ ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ كَٱلْأَنْعَـٰمِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ ۚ أُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْغَـٰفِلُونَ 179
Allahu i Lartësuar na tregon se të devijuarit dhe të humburit, që ndjekin Iblisin e mallkuar, janë vërtet shumë:Shumë janë xhindet dhe njerëzit që Ne i bëmë për Xhehenem. -Shumë njerëz dhe xhindë që kemi krijuar kanë për të hyrë në Xhehenem. Edhe kafshët janë më mirë se këta të humbur, pasi:Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë,... -Në zemrën e tyre nuk arrin njohja e besimit dhe mesazhit të Zotit. Ata nuk përfitojnë aspak nga mesazhi hyjnor, përveçse nuk do të kenë më justifikim përpara Zotit....kanë sy me të cilët nuk shikojnë... -Ata nuk shohin çfarë është e dobishme për ta. Ata janë të verbër para shenjave dhe fakteve të Zotit të Madhërishëm....dhe kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. -Ata nuk e dëgjojnë të vërtetën, sipas së cilës duhet të jetojnë dhe ta adhurojnë Allahun e Lartësuar.Ata janë si kafshët,... -Njerëzit me të tilla cilësi të shëmtuara janë si kafshët, të cilat nuk kanë logjikë e arsye, sepse i japin përparësi asaj që do të zhduket, kundrejt asaj që do të jetë e përjetshme. Madje, Allahu i Lartësuar thotë se këta janë më të humbur sesa kafshët:...madje edhe më të humbur. -Janë më të humbur, sepse kafshët e plotësojnë qëllimin për të cilin janë krijuar. Madje, ato kanë njëfarë aftësie për të dalluar se çfarë u bën mirë dhe çfarë u bën keq.Këta janë ata që shpërfillin paralajmërimet(e Zotit). - Ata janë të hutuar ndaj më të mirës, ndaj besimit në Zot dhe ndaj zbatimit të urdhrave të Tij. Ata i kanë kthyer shpinën kujtimit të Allahut të Madhëruar. Zemra e tyre, logjika, të dëgjuarit e të shikuarit u krijuan për ta, me qëllim që ata të kuptonin fenë dhe detyrimet ndaj Zotit dhe pastaj t’i zbatonin ato me përpikmëri, por ata bëjnë të kundërtën e këtij qëllimi. Prandaj, ata e meritojnë që Allahu i Lartësuar t’i lërë për në Xhehenem. Ndërsa ata që besojnë dhe, me dashuri, i përdorin dhuntitë e tyre për të adhuruar Allahun e Lartësuar, ata nuk janë të hutuar, prandaj do të jenë banorë të Xhenetit, duke bërë vepra të banorëve të Xhenetit.