Al-An'aam
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
وَمِنَ ٱلْإِبِلِ ٱثْنَيْنِ وَمِنَ ٱلْبَقَرِ ٱثْنَيْنِ ۗ قُلْ ءَآلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ ٱلْأُنثَيَيْنِ أَمَّا ٱشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ ٱلْأُنثَيَيْنِ ۖ أَمْ كُنتُمْ شُهَدَآءَ إِذْ وَصَّىٰكُمُ ٱللَّهُ بِهَـٰذَا ۚ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ ٱفْتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا لِّيُضِلَّ ٱلنَّاسَ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ 144
Edhe nga devetë janë dy krerë(femër e mashkull) dhe nga lopët dy krerë(femër e mashkull). Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” -Pasi sqaroi kotësinë e pretendimeve të tyre, Allahu i Lartësuar u drejtohet me disa fjalë, që, nëse do të logjikonin dhe arsyetonin me kujdes, nuk do t’u mbetej gjë tjetër veçse të pasonin Shpalljen dhe Ligjin e Tij:“Mos vallë ishit dëshmitarë kur Allahu vendosi këto rregulla?” -Kuptimi: Që të vërtetoni saktësinë e pretendimeve tuaja, ju mbetet vetëm kjo rrugë: të thoni që keni Shpallje nga Zoti ku mbështeteni. Ju duhet të pretendoni që Zoti ju ka shpallur edhe juve ligje dhe dispozita, të cilat janë në kundërshtim me gjitha porositë e profetëve dhe me të gjitha shpalljet që Zoti ka sjellë. Por të gjitha këto pretendime duhet të vërtetohen me prova dhe fakte, ashtu sikurse profetët, të cilët Zoti i mbështeti me prova e mrekulli të shumta. Por kjo është e pamundur që të kryhet nga ju. Kështu, Allahu i Lartësuar do ta bëjë të qartë të vërtetën nga e kota e do t’i dallojë të sinqertët nga mashtruesit. Më pas, i Lartësuari thotë:E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra ndaj Allahut për t’i devijuar njerëzit nga padija e tyre? -Njerëzit më të padrejtë janë ata të cilët mashtrojnë dhe shpifin rreth Allahut dhe shpalljeve të Tij, duke synuar devijimin e njerëzve nga rruga e drejtë. Ata sajojnë ligje, fe dhe besime të paurdhëruara nga Zoti dhe të pambështetura nga Ai me fakte dhe argumente, madje që janë në kundërshtim edhe me logjikën e pastër dhe të thjeshtë. Por Allahu i Lartësuar nuk ka për t’u dhënë sukses planeve të këtyre zullumqarëve, siç thotë më pas:Pa dyshim, Allahu nuk i udhëzon keqbërësit. -Allahu i Lartësuar nuk i udhëzon ata të cilët nuk kanë synim tjetër, përveçse të shpifin rreth Tij, duke kaluar kështu çdo kufi.