İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · Al-Hadid
Sure 57

Al-Hadid

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 19

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦٓ أُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلصِّدِّيقُونَ ۖ وَٱلشُّهَدَآءُ عِندَ رَبِّهِمْ لَهُمْ أَجْرُهُمْ وَنُورُهُمْ ۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَكَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَآ أُو۟لَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلْجَحِيمِ 19

Ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, të sinqertët dhe dëshmorët, ata kanë te Zoti i tyre shpërblimin dhe dritën e vet;... -Besimi i vërtetë dhe i saktë, sipas pasuesve të traditës profetike, është ai që përshkruhet dhe urdhërohet në Kur'an dhe Sunetin e Profetit (a.s.). Besimi shprehet me fjalë zemre dhe fjalë gjuhe, por edhe me vepra zemre, gjuhe dhe trupi. Kjo përfshin të gjitha çështjet e fesë, si ato të shfaqurat, edhe ato të fshehurat. Ata që e kanë të plotë këtë aspekt, ata janë të sinqertët (el siddikun), të cilët kanë gradën më të lartë, mbi të gjithë besimtarët e tjerë dhe poshtë gradës së profetëve. Pra, sipër sidikun-ëve qëndrojnë vetëm profetët. Edhe dëshmorët do të kenë dritën e tyre dhe grada të larta në Xhenet, pranë Zotit, ashtu sikurse vjen në një hadith të saktë: “Vërtet, në Xhenet ka njëqind gradë, largësia mes dy të cilave është sa ajo mes qiellit dhe tokës. Këto grada i ka përgatitur Allahu për ata që luftojnë e përpiqen në rrugën e Tij”. Kjo tregon për gradën e lartë dhe afërsinë e tyre me Allahun e Lartësuar. Në këto ajete përmenden disa kategori njerëzish, si të sinqertët, dëshmorët, bamirësit dhe banorët e Zjarrit. Bamirësit (el mutesaddikun) janë ata që veprat e mira i kanë kryesisht me bamirësi ndaj krijesave, duke i ndihmuar me shpenzime e gjëra të tjera. Ata gjithmonë japin kontributin e tyre në rrugën e Allahut. Të sinqertët (el siddikun) janë ata që i plotësojnë të gjitha nivelet e imanit dhe të veprave të mira sipas këtij imani. Ata kanë arritur diturinë e dobishme dhe sigurinë e plotë në besim. Ndërsa dëshmorët (el shuhedau) janë ata që japin jetën dhe shpenzojnë pasurinë e tyre në luftë dhe përpjekje në rrugën e Zotit, për të lartësuar dhe përhapur fjalën e Tij....ndërsa ata që i mohojnë shenjat Tona janë banorë të Xhahimit(Xhehennemit). -Xhahim është emër i Xhehenemit. Kështu, banues të Xhehenemit janë qafirët, të cilët mohojnë Zotin, profetët dhe shpalljet e Tij. Është edhe një grup tjetër, që këtu nuk është përmendur, por e gjen në suren Fatir, ajeti 32: “Pastaj Ne ua kemi dhënë librin trashëgim atyre robërve Tanë që i kemi zgjedhur. Por ka disa prej tyre që i bëjnë keq vetes së tyre; ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që, me ndihmën e Allahut, garojnë në punë të mira. Kjo është ajo mirësia më e madhe.” Këta janë ata të cilët, i kryejnë detyrimet dhe iu largohen harameve, por ndonjëherë tregohen të pakujdesshëm dhe shkelin ndonjë prej të drejtave të Allahut dhe ndonjë detyrim ndaj robërve të Tij. Edhe këta përfundimin e kanë në Xhenet, edhe pse, sipas gabimeve të kryera, mund të ndëshkohen.