İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · At-Tur
Sure 52

At-Tur

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 37

أَمْ عِندَهُمْ خَزَآئِنُ رَبِّكَ أَمْ هُمُ ٱلْمُصَۣيْطِرُونَ 37

A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! -Vallë, depot e mirësisë së Zotit të Lartësuar janë në duart e këtyre mashtruesve jobesimtarë dhe ata i japin atij që duan dhe privojnë atë që duan? Kjo, me sa duket, është edhe arsyeja që atyre u duket e pamundur dhe jo e drejtë që Allahu i Madhëruar dhe i Urtë t’ia dhurojë profetësinë robit të Tij, Muhame-dit (a.s.). A thua se janë ata përgjegjësit dhe shpërndarësit e mëshirës dhe mirësive të Zotit. Në fakt, ata janë shumë më të ulët dhe të parëndësishëm, që të pretendojnë të tilla gjëra. Ata nuk kanë mundësi të ndihmojnë apo dëmtojnë as veten e vet. Ata nuk mund të dhurojnë jetë, nuk mund të sjellin vdekje dhe nuk mund të ringjallin krijesat. Vetëm në dorë të Zotit është i gjithë pushteti dhe mbretërimi, në qiell dhe në Tokë, në dynja dhe në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: “Mos vallë janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbi-met ndaj njëri-tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata.”. [Zuhruf 32].Apo mos janë ata mbizotëruesit?! -A mund të marrin ata nën sundim krijesat dhe mbretërinë e Allahut me forcë ose me luftë? Sigurisht që jo. Ata janë të varfër, nevojtarë dhe të pafuqishëm kundrejt madhështisë së Allahut.