İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · Muhammad
Sure 47

Muhammad

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 24

أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ ٱلْقُرْءَانَ أَمْ عَلَىٰ قُلُوبٍ أَقْفَالُهَآ 24

A nuk meditojnë ata për Kur'anin, ... -A nuk është më mirë për ata që i kthejnë shpinën Librit të Allahut, që të meditojnë me kujdes e thellësisht në mesazhin e tij?! Nëse do të vepronin kështu, ai do t’i udhëzonte tek çdo e mirë dhe do t’i paralajmëronte nga çdo e ligë. Ai do t’i mbushte zemrat e tyre me iman dhe me siguri tek e vërteta. Kur'ani do t’ua bënte më të afërta qëllimet më të larta dhe do t’u mundësonte dhuratat më të mrekullueshme nga Zoti. Ky libër do t’u tregonte qartë rrugën që të çon te Zoti dhe në Xhenetin e Tij, me të gjitha hollësitë e nevojshme, duke mësuar edhe pengesat e mënyrën e kapërcimit të tyre. Me këtë libër do të kuptonin kurthet e Shejtanit dhe rrugët që të çojnë në ndëshkimin e të Drejtit, por do të mësonin edhe mënyrën e shpëtimit nga kjo rrugë dhe nga kurthet e armikut të tyre. Kur'ani madhështor do t’i njihte me Zotin e tyre: me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Kështu, ai do t’i bënte të prisnin me mall takimin me Zotin, duke shpresuar për shpërblimin e Tij bujar....apo i kanë zemrat të kyçura? -Zemrat e tyre janë vulosur, duke mbajtur brenda ligësinë. Në këtë mënyrë, as e mira nuk mund të hyjë kurrë në to. Kjo është e vërteta. Ata janë gjithmonë në humbje, sepse i kanë zemrat të kyçura.