İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
Sure 4

An-Nisaa

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 113

وَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكَ وَرَحْمَتُهُۥ لَهَمَّت طَّآئِفَةٌ مِّنْهُمْ أَن يُضِلُّوكَ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ ۖ وَمَا يَضُرُّونَكَ مِن شَىْءٍ ۚ وَأَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَيْكَ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُن تَعْلَمُ ۚ وَكَانَ فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكَ عَظِيمًا 113

Po të mos ishte Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të kishin tentuar të të devijonin. -Dijetarët e tefsirit kanë treguar shkakun e shpalljes së këtyre ajeteve. Kështu, dikush kreu një vjedhje në Medinë. Më pas, kur dyshoi se mund të ishte pikasur nga njerëzit, ai, prej frikës nga demaskimi, e hodhi sendin e vjedhur në oborrin e një shtëpie tjetër, që nuk kishte lidhje me vjedhjen. Fisi i hajdutit shkuan te Profeti dhe kërkuan prej tij që të shpallte publikisht pafajësinë e tyre dhe se vjedhësi ishte ai në shtëpinë e të cilit u gjend sendi i vjedhur. Profeti (a.s.) gati e plotësoi kërkesën e tyre, por ajetet nuk vonuan të shpallnin të vërtetën. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e ruajti Profetin e Tij të mos bëhej mbështetës i padrejtësisë dhe të mos largohej nga e vërteta. Devijimi nga e vërteta është dy llojesh: devijim në dituri, duke mos e njohur të vërtetën, dhe devijim në veprimtari, duke punuar pa patur dije nga Zoti. Allahu i Lartësuar e ruajti Profetin (a.s.) nga të dyja këto lloje të devijimit. Ai na njoftoi se kurthet e tyre goditën dhe dëmtuan vetëm ata, ashtu sikurse ndodh me çdo intrigant e tradhtar. I Lartësuari thotë:Por ata nuk devijojnë asnjë, veç vetes së tyre, dhe nuk mund të të dëmtojnë ty aspak. -Nëpërmjet kësaj intrige, ata nuk mundën t’ia arrinin qëllimit të tyre. Përkundrazi, ata dështuan, u turpëruan, u mbushën me gjynahe dhe u privuan nga mirësitë. Ruajtja dhe përkujdesja e Allahut të Lartësuar për Profetin (a.s.) ishte një mrekulli. Ai jo vetëm që i dhuroi dije e urtësi të Dërguarit të Vet (a.s.), por edhe e udhëzoi dhe e ndihmoi që të punonte me atë dije madhështore, duke zbatuar urdhrat e Tij. Për mirësinë e diturisë dhe të urtësisë, i Lartësuari thotë:Allahu të shpalli ty Librin dhe Urtësinë e të mësoi atë që nuk e dije. -Ai të shpalli ty Kur’ânin dhe Urtësinë, që sqarojnë çdo gjë dhe ku ndodhen njohuritë e të parëve dhe të fundit. Për kuptimin e fjalës “Urtësi” janë dhënë dy mendime:1. Ajo nënkupton Sunetin, Traditën e Profetit (a.s.). Disa selefë kanë thënë: “Profetit (a.s.) i shpallej Suneti ashtu sikurse i shpallej Kur’âni.2. Ajo nënkupton urtësitë dhe zbërthimet e Sheriatit. Pra, është diçka më shumë se thjesht njohja e ligjeve të tij.Urtësi do të thotë t’i vendosësh gjërat në vendin që u takon. Allahu i Lartësuar thotë: ...e të mësoi çka nuk dije”. Gjithashtu, Ai thotë: “Ti nuk e dije se ç’është Libri dhe as imani...”. Ose një ajet tjetër: “...të gjeti të humbur, e të udhëzoi në rrugën e drejtë”. [Duha, 7]. Kështu vazhdoi pandërprerë mirësia e Zotit mbi profetin Muhamed a.s, duke i mësuar atij dituri dhe urtësi, që askush prej të parëve dhe të fundit nuk i kanë arritur e nuk do t’i arrijnë. Ai mbetet krijesa më e ditur, në mënyrë të padiskutueshme, dhe më i kompletuari me cilësitë më të larta. I Lartësuari thotë:Mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe. -Mirësitë që Allahu i Lartësuar i fali Muhamedit (a.s)janë më të mëdha se çdo mirësi tjetër që Ai u ka dhënë krijesave. Ato janë vërtet të panumërta.