İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · As-Saaffaat
Sure 37

As-Saaffaat

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 37

بَلْ جَآءَ بِٱلْحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلْمُرْسَلِينَ 37

Jo! Por, ai u solli të Vërtetën(e sigurt)dhe ai vërtetëson Mesazhin e të dërguarve(para tij). - Muhamedi solli të vërtetën e sigurt. Ai është me të vërtetë profet besnik i Zotit dhe ajo që ai solli është e vërteta e sigurt prej Zotit. Ai është, gjithashtu, edhe vërtetues i besnikërisë së profetëve të shkuar. Ardhja e tij është përmbushje e profetësive të tyre. Nëse ai nuk do të vinte, profetësitë e tyre nuk do të quheshin të përmbushura, e kjo do të cenonte vërtetësinë e tyre. Kështu, në njëfarë mënyre, ardhja e Muhamedit konsiderohet si mrekulli dhe profeci e përmbushur e profetëve të shkuar, sepse ata njoftuan dhe përgëzuan njerëzit për ardhjen e tij. Madje, Allahu i Madhëruar ka marrë besën dhe premtimin e të gjithë profetëve se, nëse do t'u vinte ky profet, do ta ndihmonin dhe besonin atë, e po kështu u mori premtimin edhe popujve të tyre. Kur ky profet erdhi në botë, doli qartë vërtetësia e profecive dhe e profetëve, nga njëra anë, dhe mashtrimi e refuzimi i padrejtë i së vërtetës nga ata që nuk e pranuan këtë profet. Ky profet solli një ligj të mrekullueshëm e në përputhje me të gjitha ligjet që sollën profetët e tjerë. Edhe ai i ftoi njerëzit në të njëjtat gjëra që i ftuan profetët e tjerë. Gjithashtu, ai i besoi dhe dëshmoi për vërtetësinë e gjithë shpalljeve që iu dhanë profetëve të tjerë.