As-Saaffaat
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
فَٱسْتَفْتِهِمْ أَلِرَبِّكَ ٱلْبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلْبَنُونَ 149
Tani pyeti ata(o Muhamed): “Vallë Zotit tënd i takojnë vajzat, kurse atyre u takojnë djemtë?” -Pyeti këta idhujtarë, që adhurojnë idhuj ose melekët, duke pretenduar se melekët janë bijat e Allahut! Folu atyre që i bëjnë shirk Zotit dhe e përshkruajnë atë me diçka që nuk i shkon madhështisë së Tij. Vallë, Zotit i takojnë vajzat, kurse atyre djemtë? Ky është një gjykim shumë i keq, së pari, sepse pretendon se Zoti ka fëmijë dhe, së dyti, pretendon se Atij i takon ajo kategori e fëmijëve që konsiderohet më pak e preferuar ndër ju dhe të cilën ju nuk i doni për veten tuaj. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: "Ata shpifin se Allahu ka (si fëmijë) vajzat - i pastër qoftë Ai nga përshkrimet e tyre! - ndërsa për veten e tyre zgjedhin çfarë ua ka ënda (djemtë). Kur ndonjëri prej tyre përgëzohet se i ka lindur vajzë, fytyra i nxihet dhe ai mbushet plot dëshpërim. Fshihet prej njerëzve për shkak të së keqes që i përcjellin. A ta mbajë atë, ashtu i turpëruar, apo ta mbulojë atë (të gjallë) në dhé? Sa i keq është gjykimi i tyre!" [Nahl 57 – 59]. Ata bënë padrejtësi edhe në një aspekt tjetër, kur thanë se melekët janë bija të Zotit. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e nxjerr në pah mashtrimin e tyre, kur thotë: