İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sure 3

Aal-i-Imraan

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 50

وَمُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَىَّ مِنَ ٱلتَّوْرَىٰةِ وَلِأُحِلَّ لَكُم بَعْضَ ٱلَّذِى حُرِّمَ عَلَيْكُمْ ۚ وَجِئْتُكُم بِـَٔايَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ فَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ 50

“Unë jam dëshmues i vërtetësisë së Teuratit, që është shpallur para meje, dhe do t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. -Isai (a.s.) i bën të qartë popullit të tij se ai ishte miratues dhe përforcues i ligjit të sjellë më parë prej Musait (a.s.). Pra, libri hyjnor që po i shpallej atij (Ungjilli), ishte i të njëjtit burim me Teuratin. E përbashkëta e shpalljeve hyjnore është se të gjitha ato përmbajnë kumte të vërteta e të sigurta dhe sjellin dispozita të drejta. Ato nuk kanë asnjë kundërthënie mes njëra tjetrës. Nëse do të dallosh sharlatanët dhe shpalljet e rreme, shiko përmbajtjen e tyre dhe se për ku i ftojnë njerëzit. Ata do të jenë në kundërshtim me linjën e profetëve të Zotit dhe të shpalljeve të Tij. Mashtruesve gjithmonë u del fytyra, sepse ata bien ndesh me lajmet e vërteta dhe me shumë ligje të pandryshueshme të Zotit. Ky është tregues i mëshirës së madhe të Allahut të Lartësuar dhe i përkujdesjes së Tij për udhëzimin e krijesave, duke u mundësuar atyre dallimin e së vërtetës nga e kota. Nëse përdorin kriteret e mësipërme, krijesat nuk do të bien kurrë pre e sharlatanëve dhe profetëve të rremë. Është e vërtetë që disa çështje dytësore mund të ngatërrohen dhe njeriu mund të gabojë, por kjo është e pamundur nëse bëhet fjalë për të dalluar profetin e vërtetë nga i gënjeshtërti. Kriteret dalluese për këtë çështje janë shumë të qarta dhe të kuptueshme për këdo, dhe të tilla duhet të jenë, nëse njohim urtësinë dhe mëshirën e Allahut për krijesat. Nëse nuk do të ishte kështu, të gjitha krijesat do të devijonin. Është e pamundur që Zoti të vështirësonte dallimin e profetëve të vërtetë, ndërkohë që prej kësaj zgjedhjeje varet lumturia apo ndëshkimi i përjetshëm, Xheneti apo Xhehenemi. Profeti i vërtetë është shumë thjesht i dallueshëm nga sharlatani. Profeti i vërtetë është një nga krijesat më të mira, ndërsa profeti i rremë është nga njerëzit më të ulët dhe më të fëlliqur. Me urtësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu i Lartësuar ka bërë të mundur që mes tyre të ketë dallime të dukshme, në mënyrë që mund t’i kuptojë çdokush që ka logjikë e di të mendojë. Pastaj Isai (a.s.) e mëson popullin e tij se Ungjilli përmban një ligj, i cili ka lehtësime:Unë kam ardhur me argumenta(të qarta) nga Zoti juaj,. –Kuptimi: Unë erdha me mrekulli nga Zoti juaj, që dëshmojnë se unë jam vërtet Profet i Allahut. Këto shenja të qarta e bëjnë të detyrueshme për ju të pasoni rrugën time dhe t’u bindeni udhëzimeve të mia, që unë i sjell prej Zotit tim. Të gjitha këto shenja kanë qëllim të kuptueshëm. Kjo këshillë ka qenë fjala e Allahut të Lartësuar për të gjithë profetët, që ata t’ua përcillnin popujve të tyre:...prandaj kijeni frikë Allahun... -Pajisuni me devotshmëri ndaj Allahut, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave....dhe bindmuni mua!” –M’u bindni mua në çdo porosi që ju jap, sepse bindja ndaj Profetit është bindje ndaj Allahut.