Aal-i-Imraan
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
إِن يَنصُرْكُمُ ٱللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمْ ۖ وَإِن يَخْذُلْكُمْ فَمَن ذَا ٱلَّذِى يَنصُرُكُم مِّنۢ بَعْدِهِۦ ۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ ٱلْمُؤْمِنُونَ 160
Nëse ju ndihmon Allahu, atëherë askush nuk mund t’ju mposhtë. Por nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë?! –Kuptimi: Nëse Allahu i Lartësuar ju jep fitoren dhe ndihmën e Tij, atëherë askush nuk mund t’ju mposhtë, edhe sikur të mblidheshin kundër jush të gjithë njerëzit, nga të gjitha skajet e globit, me të gjitha përgatitjet dhe arsenalin e tyre ushtarak, mendor, fizik etj., sepse askush nuk mund ta mposhtë Zotin e gjithësisë. Si mund të mendohet diçka e tillë, kur Ai është Sunduesi i botëve dhe të gjitha krijesat janë në dorë të Tij. Asnjë krijesë nuk mund të lëvizë dhe nuk mund të rrijë në prehje pa lejen e Tij. Nëse Allahu ju braktis dhe ju mbështeteni thjesht në forcat tuaja, dështimi është i padiskutueshëm, edhe nëse ju ndihmojnë të gjitha krijesat.Pra, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët. –Këtu urdhërohet që, ndihmën, fitoren dhe mbështetjen ta kërkojmë vetëm tek Allahu i Lartësuar, duke u larguar nga mbështetja thjesht në forcat dhe aftësitë tona. Sigurisht që duhet të japim maksimumin e vlerave dhe mundësive tona, por ndihmën dhe fitoren ta kërkojmë prej të Diturit, të Urtit, Krenarit, të Plotpushtetshit, prej Allahut të Lartësuar. Pra, vetëm Allahut të Lartësuar t'i mbështetemi dhe t'i kërkojmë ndihmë, fitore dhe sukses, e askujt tjetër, sepse dihet shumë mirë se, Ndihmuesi, Dhuruesi i fitores dhe suksesit është Allahu i Vetëm dhe i Pashoq në pushtetin dhe sundimin e Tij. Vetëm me teuhid mund të arrihet qëllimi. Mbështetja te dikush tjetër veç Allahut konsiderohet shirk, i cili nuk i sjell asnjë dobi atij që e vepron, përkundrazi, vetëm e dëmton. Nga ky ajet kuptohet, gjithashtu, se në varësi të gjendjes së besimit tek Allahu i Lartësuar, do të jetë edhe shkalla e mbështetjes tek Ai.