İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sure 3

Aal-i-Imraan

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 129

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ ۚ يَغْفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ ۚ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ 129

Vetëm e Allahut është gjithçka që është në qiej e gjithçka që është në Tokë. –Pra, gjithçka në qiell dhe në tokë, melekë, njerëz, xhindë, kafshë, sende, trupa qiellorë etj., janë pronë e Allahut të Lartësuar. Ata janë të krijuar, të nënshtruar, të përulur dhe nevojtarë për përkujdesjen e Zotit të tyre. Të gjitha çështjet e tyre janë në dorë të Zotit, ndërsa ata nuk kanë asnjë thërrmijë pushteti dhe pronësie në ndonjë pjesë të kësaj gjithësie. Duke qenë se çështja qëndron kështu, atëherë të gjithë krijesat janë të barabarta para mëshirës apo ndëshkimit të Tij:Ai fal atë që do... -Është Allahu që mëshiron atë që Ai do dhe ndëshkon atë që Ai do. Allahu fal atë që Ai do dhe i jep sukses që të udhëzohet dhe të pranojë fenë Islame. Duke e udhëzuar në këtë fe madhështore, Ai ia mbulon idhujtarinë e kryer para Islamit. Pastaj, me mëshirën e Tij, Allahu e udhëzon robin te veprat e mira dhe ia fal e mbulon gjynahet që bën.“...dhe e dënon atë që do. -Allahu ndëshkon atë që Ai dëshiron, duke e lënë të mbështetet në forcat e veta, në injorancë të thellë dhe në padrejtësinë e tij të skajshme. Nëse robi lihet në këtë gjendje të mjerë, sigurisht që do të kryejë vepra të poshtra dhe larg mëshirës së Zotit të tij. Por Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar këtë normë në bazë të urtësisë, dijes dhe drejtësisë së Tij, dhe po me urtësinë dhe drejtësinë e Tij, Ai i ndëshkon ata për veprat e tyre të këqija. Pastaj, Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin duke përmendur dy emra të Tij të mrekullueshëm dhe shpresëdhënës:Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ky është përgëzimi më i madh, që tregon se mëshira e Allahut është më e madhe se zemërimi i Tij. Falja e Tij është më e gjerë sesa kërkesa e llogarisë për çdo vepër të kryer. Duke iu referuar krijesave në përgjithësi, Allahu i Lartësuar na tregon se ka prej tyre të cilët Ai do t’i ndëshkojë. Por, megjithatë, Ai nuk e mbyll ajetin duke përmendur një emër të Tij që tregon mëshirë dhe falje dhe një emër tjetër të Tij që tregon ndëshkim të meritueshëm. Përkundrazi, Allahu e mbyll ajetin me dy emra të Tij që tregojnë vetëm falje dhe mëshirë të madhe. E pra, mirësia dhe mëshira e Allahut të Lartësuar janë shumë të mëdha. Ai i mëshiron krijesat e Tij aq shumë, saqë askush nuk mund ta përshkruajë dhe shpjegojë. Në fund, e lusim Allahun e Lartësuar që të na përfshijë edhe ne në mëshirën e Tij të pakufishme dhe të na fusë mes adhuruesve të Tij vepërmirë.