İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sure 3

Aal-i-Imraan

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 114

يُؤْمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ وَيَأْمُرُونَ بِٱلْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ ٱلْمُنكَرِ وَيُسَـٰرِعُونَ فِى ٱلْخَيْرَٰتِ وَأُو۟لَـٰٓئِكَ مِنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ 114

Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit,... -Ata e besojnë Allahun ashtu sikurse besimtarët e vërtetë. Ata i besojnë të gjithë profetët dhe shpalljet që Allahu u zbriti atyre. Allahu i Lartësuar e ka veçuar besimin e tyre rreth Ditës së Gjykimit, sepse është pikërisht ky besim që i nxit besimtarët të afrohen tek Zoti i tyre me fjalë e vepra të mira. Ajo është dita e shpërblimit apo e shpagimit me drejtësi për veprat e bëra në këtë jetë. Ajo ditë e nxit besimtarin që të zbatojë çdo urdhër për të cilin do të shpërblehet dhe t’i largohet çdo ndalese, që t’i ruhet kërcënimit të të Drejtit....këshillojnë për të mirë, ndalojnë nga e keqja... -Pasi e kanë plotësuar veten me besim të sinqertë ndaj Allahut dhe Profetit të mëshirës, besim ky i cili përmirëson edhe veprat e tyre, ata përpiqen për të ftuar edhe të tjerët në rrugën e drejtë. Ata urdhërojnë për çdo vepër të mirë dhe ndalojnë nga çdo vepër e keqe. Ata nxisin edhe të tjerët prej ithtarëve të Librit që ta besojnë Profetin e mëshirës, Muhamedin (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar i cilëson ata si njerëz me vullnet dhe ambicie të larta:...dhe garojnë për vepra të mira. –Pra, ata nxitojnë që të kryejnë çdo vepër të mirë që Allahu dhe Profeti i Tij i urdhëron. Ata nuk e vonojnë aspak çdo punë të mirë që i afron tek Zoti. Ata shfrytëzojnë çdo rrugë, mënyrë dhe kohë për të kryer adhurime ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo etje e tyre për të kryer vepra të mira e ka një shkak: ata e dëshirojnë shumë shpërblimin dhe dashurinë e Allahut për ta. Ata janë shumë të vetëdijshëm për mirësitë që sjell adhurimi i Allahut dhe bindja ndaj Tij, e pikërisht ata i quan Allahu i Lartësuar si “ŝâliĥîn”- të mirë:Ata janë prej të mirëve. -Dihet shumë mirë se Allahu i Lartësuari do t’i përfshijë ŝâliĥîn-ët në mëshirën e Tij dhe do t’i trajtojë ata me butësinë dhe faljen e Tij të gjerë. Ai do t’i nderojë duke u dhuruar nga mirësitë e Tij të mrekullueshme. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se asnjë vepër e tyre nuk do të shpërfillet, e vogël apo e madhe qoftë ajo, por do të shpërblehet me formën më të mirë: