Aal-i-Imraan
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
كَدَأْبِ ءَالِ فِرْعَوْنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۚ كَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ ۗ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ 11
Kështu ndodhi edhe me pasuesit e Faraonit dhe ata të mëhershmit. -Që pasuria dhe fëmijët nuk u bëjnë dobi qafirëve, ka qenë një ligj i pandryshueshëm i Allahut të Lartësuar për të gjithë popujt. Kështu ishte për popullin e Faraonit, por edhe për të tjerët para e pas tyre. Të njëjtin përfundim do të kenë të gjithë ‘faraonët’ e çdo kohe, sado të fuqishëm qofshin në pushtetin e tyre, sado të mëdha të jenë pasuritë dhe pasuesit e tyre. Çdokush që mohon të vërtetën e shpallur nga Zoti, çdokush që nuk pranon t’i nënshtrohet rrugës së drejtë dhe të pasojë profetët e Zotit, do të ketë po atë përfundim.Ata i mohuan argumentet Tona. Për këtë arsye, Allahu i shkatërroi për fajet e tyre. –Pra, Allahu i Lartësuar do t’i ndëshkojë ata, për shkak të mosbesimit dhe mosbindjes së tyre, sepse Allahu i Lartësuar është i Drejtë. Ai nuk i bën padrejtësi askujt. Çdo gjykim i Tij është i drejtë dhe i pakundërshtueshëm.Allahu ndëshkon shumë ashpër. - Allahu ka përgatitur ndëshkim të ashpër për këdo që përmbush shkaqet që e bëjnë të meritueshëm këtë ndëshkim. Shkaqet që sjellin ndëshkimin janë kufri dhe gjynahet, me të gjitha llojet dhe ngjyrat e tyre. Pastaj i Madhëruari thotë: