Al-Qasas
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
فَلَمَّا قَضَىٰ مُوسَى ٱلْأَجَلَ وَسَارَ بِأَهْلِهِۦٓ ءَانَسَ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ نَارًا قَالَ لِأَهْلِهِ ٱمْكُثُوٓا۟ إِنِّىٓ ءَانَسْتُ نَارًا لَّعَلِّىٓ ءَاتِيكُم مِّنْهَا بِخَبَرٍ أَوْ جَذْوَةٍ مِّنَ ٱلنَّارِ لَعَلَّكُمْ تَصْطَلُونَ 29
Kur Musai e plotësoi afatin, u nis në udhëtim me familjen e vet, vërejti anash (malit të)Turi Sinasë një zjarr. Atëherë i tha familjes së vet: “Rrini këtu, se unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm(për rrugëtimin tonë)ose ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.” - Mendohet që Musai të ketë punuar dhjetë vjet, sepse dihet që Musai ishte bamirës. Pasi mbaroi marrëveshja, Musai u përmallua për familjen, nënën, fisin dhe vendin e tij, ndaj mendoi që, pas gjithë asaj kohe të gjatë, tashmë e kishin harruar çështjen e tij. Kështu, u nis në udhëtim për në Egjipt me familjen e vet. Rrugës vërejti anash (malit të) Turi Sinasë një zjarr. Kjo ndodhi pikërisht atëherë kur kishin humbur rrugën dhe po ndienin ftohtë. Kur u afrua pranë atij vendi, Musai u thirr prej atje: