İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · An-Naml
Sure 27

An-Naml

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 57

فَأَنجَيْنَـٰهُ وَأَهْلَهُۥٓ إِلَّا ٱمْرَأَتَهُۥ قَدَّرْنَـٰهَا مِنَ ٱلْغَـٰبِرِينَ 57

Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij. E kishim përcaktuar që ajo të mbetej me të dënuarit. -Kur dy melekët shkuan tek Luti në formën e dy djemve të bukur, si miq tek ai, këtë lajm e mori vesh edhe ai popull i mbrapshtë. Kështu, ata shkuan tek shtëpia e Lutit me synim të keq. Atëherë, Luti e mbylli portën nga brenda dhe gjendja e tij u rëndua shumë nga pamundësia për të mbrojtur miqtë. Megjithatë, melekët e njoftuan se kush ishin dhe e përgëzuan se kishin ardhur për ta shpëtuar dhe për ta nxjerrë atë nga ai vend i poshtëruar dhe i mbushur me gjynahe. Ata njoftuan se ata ishin dërguar për ta shkatërruar dhe dënuar atë popull. Koha e dënimit të tyre do të ishte agimi. Ata e urdhëruan dhe porositën Lutin që të nisej që në pjesën e parë të natës pa u ndier, përveç gruas së tij, e cila do të mbetej pas dhe do të dënohej së bashku me atë popull të ulët. Kështu, ata u nisën që në fillim të natës dhe shpëtuan, ndërsa atë popull të mjerë e kapi agimi me ndëshkimin e pashembullt. Allahu i Lartësuar e ktheu përmbys atë qytet të poshtër dhe i gjuajti prej së larti me gurë të ndezur, siç tha: "Kur erdhi caktimi Ynë, Ne e kthyem çdo gjë përmbys dhe lëshuam mbi ta një rrebesh të pandërprerë gurësh balte të forcuar. Të shenjuar nga Zoti yt. Një dënim i tillë nuk është larg për të padrejtët." [Hud 82, 83]. Ndërsa këtu thotë: