Al-Muminoon
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
وَهُوَ ٱلَّذِى يُحْىِۦ وَيُمِيتُ وَلَهُ ٱخْتِلَـٰفُ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ ۚ أَفَلَا تَعْقِلُونَ 80
Dhe është Ai, që jep jetën dhe vdekjen... - Allahu i Madhëruar është i Vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen.... dhe bën ndërrimin e natës dhe të ditës. -Allahu i bën ato të ndërrohen me njëra tjetrën, siç thotë në një ajet tjetër në Kur'an: “Sikur Allahu ta bënte natën e përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk dëgjoni? Thuaj: “Më tregoni, nëse Allahu jua bën ditën të vazhdueshme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte natën, që të pushonit? A nuk shihni?” Prej mëshirës së Tij, ju bëri natën dhe ditën, për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj jini mirënjohës!" [Kasas 71 - 73]. Ndërsa këtu thotë:A nuk do të kuptoni? -Pse nuk mendoni dhe logjikoni drejt për këto fakte? Allahu është Ai që ju dhuroi mirësinë e dëgjimit, shikimit dhe mendjes. Allahu është Ai që ju krijoi dhe ju shpërndau në tokë. Ai është i vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen dhe Ai bën që të ndërrohet nata në ditë e dita në natë. A nuk ju bëjnë këto fakte të mendoni me kujdes dhe të kuptoni se Atij i duhen dedikuar të gjitha adhurimet me sinqeritet të plotë?! I logjikshmi i përkushtohet tërësisht Zotit të botëve dhe i largohet adhurimit dhe përkushtimit ndaj kotësirave, që as nuk sjellin dëm e as dobi dhe që nuk kanë asgjë në dorë. Ato janë të varfra e të pafuqishme nga çdo aspekt. Ai që ka logjikë nuk e bën diçka të tillë.