İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · Al-Muminoon
Sure 23

Al-Muminoon

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

35–36. âyetler

أَيَعِدُكُمْ أَنَّكُمْ إِذَا مِتُّمْ وَكُنتُمْ تُرَابًا وَعِظَـٰمًا أَنَّكُم مُّخْرَجُونَ 35 هَيْهَاتَ هَيْهَاتَ لِمَا تُوعَدُونَ 36

Mos vallë ai po ju premton se pasi të vdisni, të bëheni dhé e eshtra, do të nxirreni sërish(të gjallë)?” Sa e largët(dhe e pamundur)është ajo që ju premtohet! -Është shumë e largët dhe e pabesueshme ajo që premton ai, pra, ringjallja. E si mund ta besoni që, pasi jeni tretur e bërë një me dheun e kockat t'ju jenë tharë, të risilleni në jetë?! Por ata të mjerë e kishin shikimin të kufizuar, prandaj mendonin për Zotin ashtu si për veten e tyre, që e kishin të pamundur të bënin diçka të tillë. Ata të mjerë e krahasonin pushtetin absolut të Krijuesit me dobësinë dhe aftësitë e tyre të kufizuara. Ata e mohuan fuqinë e Allahut për të ringjallur të vdekurit duke shpifur e përshkruar Atë me diçka që nuk i shkon madhështisë së Tij. Ata e harruan faktin se Zoti i kishte krijuar herën e parë, duke i bërë të ekzistonin kur nuk ishin fare. Kështu, rikthimi i tyre pasi të jenë tretur në tokë është më i lehtë për Allahun, për të Cilin gjithçka është e lehtë. Përse nuk e mohonin faktin që Ai i kishte krijuar herën e parë nga hiçi dhe kështu të tregonin se si ishin në të vërtetë: mendjemëdhenj dhe refuzues edhe të fakteve të prekshme dhe të dukshme! Më mirë le ta bëjnë këtë, dhe kështu diskutimi të bëhet fillimisht për ekzistencën e Zotit, Krijuesit të Madh dhe jo për ringjalljen. Për ringjalljen është përmendur edhe një argument tjetër, fakti që Ai e ringjall tokën pas vdekjes e shkretimit. Atëherë, është po Ai që do t’i ringjallë të vdekurit dhe Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka. Po kështu është edhe një argument tjetër që Zoti e ka sjellë si përgjigje ndaj mohuesve të ringjalljes, në ajetin kuranor: “Po. Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një profet. Jobesimtarët thonë: “Kjo është, vërtet shumë e habitshme. Vallë, (do të ringjallemi) pasi të vdesim e të bëhemi dhé?! Ai kthim është larg.” [Kaf 2 – 3]. Në përgjigje ndaj tyre, Allahu tha: “Ne dimë se ç’ha toka prej tyre. Ne kemi librin që ruan gjithçka. Ata e mohojnë të Vërtetën, kur ajo u vjen, dhe janë vazhdimisht të luhatur. [Kaf 4]. Në vijim ata thanë: