Al-Hajj
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءً فَتُصْبِحُ ٱلْأَرْضُ مُخْضَرَّةً ۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ 63
A nuk e sheh ti se si e lëshon Allahu shiun prej qiellit dhe toka vishet me gjelbërim? -Allahu i Madhëruar na nxit që të vështrojmë me kujdes në ajetet e Tij, që tregojnë se Ai është Absolut dhe i vetëm në meritën e adhurimit. Ai thotë: “A nuk e sheh me sytë e tu dhe me mendjen e zemrën tënde, se si Allahu e lëshon shiun prej qiellit dhe se si toka gjelbëron? Ai e lëshon shiun nga qielli mbi tokën e thatë e të shkretuar, ku çdo bimë e pemë ka vdekur. Menjëherë sapo e lag shiu, ajo shndërrohet dhe gjallërohet me bimësi dhe jetë. Kjo pamje ka vërtet një bukuri të rrallë. Atëherë, Ai që e ngjall tokën, pasi ajo ka vdekur, Ai ka për t’i ngjallur krijesat pas vdekjes, edhe nëse janë shndërruar në dhé e në pluhur.Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur. -El Latif është Ai që di edhe detajet më të fshehta të gjërave. Është Ai i cili ia mundëson mirësitë robit të Tij dhe ia largon të ligat përmes mënyrave shumë të fshehta, që njerëzit nuk i kuptojnë e as nuk i ndiejnë. Përkujdesja dhe butësia e Allahut me robin del në pah shumë qartë kur, nëpërmjet sprovave, Ai i tregon robit pushtetin dhe madhështinë e Tij. Pikërisht kur robi i afrohet vdekjes, Ai i tregon butësinë dhe përkujdesin e Tij, duke e ruajtur e shpëtuar, jashtë çdo parashikimi nga robi. Allahu e di se ku bie çdo pikë shiu në tokë. Ai e di edhe ku fshihet fara brenda dheut dhe ia çon ujin atje brenda, edhe pse krijesat nuk mund ta dinë. Allahu e nxjerr prej tokës bimësinë e bukur dhe të shumëllojshme. Ai është Habir - i Gjithëdituri, që i sheh në hollësi edhe çështjet më të fshehta. Ai e di atë që fshihet brenda në gjoks dhe di çdo çështje edhe në detajet më të fshehta e të padukshme.