Al-Anbiyaa
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
وَإِسْمَـٰعِيلَ وَإِدْرِيسَ وَذَا ٱلْكِفْلِ ۖ كُلٌّ مِّنَ ٱلصَّـٰبِرِينَ 85 وَأَدْخَلْنَـٰهُمْ فِى رَحْمَتِنَآ ۖ إِنَّهُم مِّنَ ٱلصَّـٰلِحِينَ 86
(Kujto)Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Që të gjithë ishin durimtarë. Ne i përfshimë ata në mëshirën Tonë, sepse ishin prej të mirëve. -Kujto robërit dhe adhuruesit Tanë të zgjedhur. Kujto të dërguarit Tanë me respekt e nderime. Kujto Ismailin, birin e Ibrahimit, kujto Idrisin dhe Dhulkiflin. Të gjithë këta ishin ishin të dërguar të nderuar të Zotit. Allahu i përshkruan ata si të durueshëm. Durimi është përmbajtja dhe frenimi i vetes nga ato gjëra të ndaluara që ajo i kërkon, me natyrën e saj gabimtare. Këtu bëhet fjalë për të tre lloje të durimit:1. Durimi për të kryer urdhëresat në bindje ndaj Allahut.2. Durim për t’iu larguar dhe përmbajtur veten ndaj ndalesave e mosbindjes ndaj Zotit.3. Durimi në caktimin e Zotit, si dhe fatkeqësitë e dhimbshme.Kështu, nuk e meriton që të quhesh i durueshëm, derisa t’i plotësosh të treja këto lloje të durimit. Kjo tregon se profetët i arritën të gjitha llojet e durimit, sepse Allahu i përshkroi me këtë emër. Zoti i përshkruan ata edhe si të mirë. Ky cilësim është për të gjitha aspektet. Ata ishin të mirë dhe përmirësuan më shumë zemrat e tyre. Këtë e bënë duke njohur Zotin dhe duke marrë dituri për Të, duke e dashur Atë dhe duke u kthyer drejt Tij të nënshtruar e të penduar në çdo kohë. Ata ishin të mirë edhe në fjalët e tyre dhe përmirësuan më tepër gjuhën e tyre, sepse gjuha e tyre gjithmonë kujtonte Zotin dhe e lëvdonte Atë. Ata ishin të mirë dhe përmirësues në veprat e trupit. Ata e përdorën trupin e tyre për të bërë punë në bindje ndaj Allahut dhe e përmbajtën veten nga gjynahet dhe poshtërsitë. Kështu, prej durimit dhe mirësisë së tyre, Allahu i përfshiu në mëshirën e Tij dhe i tuboi së bashku me të gjithë vëllezërit e tyre profetë, për t’i shpërblyer në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Vetëm përmendja që Allahu u bën këtyre të zgjedhurve ndër shekuj e ndër brezat e popujve, do të mjaftonte si nderim e shpërblim i madh për ta.