Al-Baqara
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ وَكَذَّبُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَآ أُو۟لَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلنَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَـٰلِدُونَ 39
“Ndërsa ata që mohojnë besimin dhe përgënjeshtrojnë argumentet Tona, …” -Pra, ata të cilët nuk e ndjekin udhëzimin e Allahut, të sjellë nëpërmjet profetëve dhe librave:“…do të jenë banorë të Zjarrit. Në të(në Zjarr)ata do të jenë përjetësisht.". –Pra, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, duke mos dalë kurrë prej tij. Dënimi i tyre nuk do të pakësohet e lehtësohet asnjëherë dhe ata kurrë nuk do të ndihmohen. Në këtë ajet, dhe në të tjera si ai, Allahu i Lartësuar i ndan krijesat në: krijesa të lumtura dhe krijesa të trishtuara. Në këto dy grupe klasifikohen xhindët dhe njerëzit. Ajetet kur'anore përshkruajnë gjithashtu cilësitë e secilit grup, si dhe veprat që i karakterizojnë ata. Pikërisht në bazë të këtyre veprave, ata përfundojnë në vendin që u takon. Nga ky ajet kuptohet që edhe xhindët, sikurse dhe njerëzit, do të shpërblehen me të mira dhe do të meritojnë ndëshkimet që i bëjnë hak në këtë jetë. Edhe xhindët, sikurse njerëzit, do të jenë njëlloj në përgjegjësinë që do të mbajnë, në aspektin e zbatimit të urdhrave dhe të largimit nga ndalesat hyjnore. Më pas, Allahu i Lartësuar nis të përmendë mirësitë dhe dhuratat e shumta që u pati dhënë bijve të Israilit (çifutëve), duke thënë: