Al-Baqara
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
أُو۟لَـٰٓئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَٰتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ ۖ وَأُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْمُهْتَدُونَ 157
Vetëm këta kanë nga Zoti i tyre bekime dhe mëshirë, dhe vetëm këta janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë. -Kështu, ata kanë tri shpërblime:1. Bekime (ŝaleuât) prej Zotit të tyre, që nënkupton faljen e gjynaheve dhe përmendjen që i bën Zoti robit mes melekëve.2. Mëshira e madhe e Zotit të tyre. Prej mëshirës së Tij është edhe suksesi që Ai u jep atyre për t'u treguar të durueshëm në sprovat e Tij, si edhe shpërblimi i madh për durimin e tyre.3. Udhëzimi në rrugën e drejtë. Ata e njohin të vërtetën dhe punojnë me të. Ata e dinë se janë pronë e Zotit të tyre dhe se tek Ai do të kthehen për t'u shpërblyer. Jo vetëm kaq, por ata punojnë sipas kësaj dijeje, duke shfaqur durim për hir të Zotit.Ky ajet tregon, gjithashtu, se të paduruarit nuk kanë për t’i fituar këto shpërblime të durimtarëve. Me fjalë të tjera, ky ajet, përveçse është përgëzim për durimtarët, është edhe kërcënim për të paduruarit. Ndryshimi mes dy grupeve është shumë i madh. Mundimi i durimtarëve është i vogël dhe i shkurtër, ndërsa jodurimtarët do të zhyten në vuajtje pa fund, në ahiret. Këto ajete i përgatitin njerëzit për të qenë të qëndrueshëm ndaj fatkeqësive, para se ato të ndodhin, dhe kjo ua lehtëson shumë çështjen atyre. Ajetet të ndihmojnë të kryesh detyrën e durimit, duke treguar shpërblimin e kësaj vepre dhe duke nënkuptuar pasojat e mosdurimit. Në to tregohet, gjithashtu, se sprovat janë të llojeve të ndryshme dhe normë e pandryshueshme e Krijuesit.