İçeriğe geç
Tafsir As-Saadi · Maryam
Sure 19

Maryam

Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.

Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı

Ayet 85

يَوْمَ نَحْشُرُ ٱلْمُتَّقِينَ إِلَى ٱلرَّحْمَـٰنِ وَفْدًا 85

Ditën, kur Ne do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të nderuar... -Allahu na tregon ndryshimin e madh mes të devotshmëve dhe keqbërësve mohues. Allahu thotë se ata që i frikësohen Atij duke u ruajtur nga shirku, bidatet, poshtërsitë e mosbindja, Ai do t’i ringjallë Ditën e Gjykimit duke i nderuar me madhështi e kujdes të veçantë. Ata i pret vetë Rrahmani dhe gostinë e tyre e ka përgatitur vetë Ai që është El Mennan - Bamirësi i madh. Ata do të priten si miqtë që vijnë nga larg. Dihet mirë se udhëtari shpreson e ka gjithmonë mendim të mirë për mikpritësin. Të devotshmit do të shkojnë tek Rrahmani si ata miqtë që vijnë së largu plot shpresë për mëshirën, bamirësinë dhe bujarinë e Tij të paanë. Ata mezi presin që të shohin dhuratat e Mikpritësit në vendin e kënaqësisë së Tij. E gjithë kënaqësia dhe mëshira e Allahut është mbledhur në atë vend, duke e mbushur plot atë. Ky është premtimi për ata, për shkak të veprimtarisë së tyre me devotshmëri për arritjen e kënaqësisë së Allahut. Ata janë lajmëruar për këtë shpërblim me gjuhën e profetëve të Zotit, prandaj ata drejtohen për tek Zoti i tyre të nderuar e të stolisur, ashtu siç shkon miku tek i dashuri: të qetë e të lumtur për mikpritjen e tij.