Ibrahim
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
تُؤْتِىٓ أُكُلَهَا كُلَّ حِينٍۭ بِإِذْنِ رَبِّهَا ۗ وَيَضْرِبُ ٱللَّهُ ٱلْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ 25
Një fjalë e mirë është si një pemë e mirë, rrënjët e së cilës janë të thella dhe degët e saj ngjiten deri në qiell. Me vullnetin e Zotit, ajo i jep frutat e saj në çdo kohë. -Ajo i jep frytet e saj në çdo kohë, me lejen e Zotit. Kështu është pema e imanit: rrënjët e saj janë thellë në zemër, dhe këto rrënjë janë dituria dhe besimi i patundur. Ndërsa degët e kësaj peme janë fjalët e mira, punët e mbara dhe të dobishme, morali dhe virtytet, edukata dhe sjellja e mirë etj. Këto degë ngjiten lart në qiell. Po kështu, veprat dhe fjalët e mira që dalin nga pema e imanit, që ka rrënjë të thella në zemër, ngrihen lart tek Allahu i Lartësuar. Kjo i sjell dobi besimtarit, por edhe të tjerëve që e rrethojnë atë.Allahu u jep njerëzve shembuj, me qëllim që ata të mendojnë. -Përmes këtyre shembujve, adhuruesit e sinqertë kujtojnë urdhëresat dhe ndalesat e Zotit. Kështu, ata motivohen më shumë për t’iu nënshtruar dhe bindur Zotit. Nëpërmjet shembujve të prekshëm, mesazhi i Zotit bëhet më i qartë dhe më i kuptueshëm. Kjo, sigurisht, tregon për mëshirën e madhe të Allahut të Lartësuar në qartësimin e së vërtetës. Vetëm Allahut i qoftë lavdërimi më i madh! Ky ishte përshkrimi i deklaratës së teuhidit dhe rrënjëve të saj të thella në zemrën e besimtarit të sinqertë. Në vijim, Allahu i Lartësuar përshkruan të kundërtën e saj, që janë fjalët e mohimit dhe frytet e saj të hidhura: