Yusuf
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
وَلَمَّا بَلَغَ أَشُدَّهُۥٓ ءَاتَيْنَـٰهُ حُكْمًا وَعِلْمًا ۚ وَكَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ 22
Kur Jusufi arriti pjekurinë, Ne e bëmë gjykues të aftë dhe i falëm dituri. -Kur Jusufi arriti moshën e pjekurisë, qoftë nga ana intelektuale, qoftë dhe nga ana fizike, dhe kur u bë i aftë të përballej me sprova të vështira dhe të mbante peshën e profetësisë dhe Shpalljes, Allahu i Lartësuar thotë që:Ne e bëmë gjykues të aftë dhe i falëm dituri. - Domethënë, e bëmë një profet të ditur dhe një edukator të mirë e të dhembshur, që t'i udhëzojë njerëzit në rrugën e Allahut të Lartësuar.Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët. -Ata janë bamirës në aspektin e kryerjes së adhurimeve ndaj Krijuesit, duke shfrytëzuar diturinë dhe çdo aftësi të tyre në këtë aspekt. Por, gjithashtu, janë bamirës edhe me robërit e Allahut, duke bërë çdo përpjekje e duke dhënë çdo gjë që kanë mundësi, për t’i ndihmuar dhe udhëzuar në rrugën e drejtë. Për shkak të kësaj bamirësie, mes shpërblimeve të shumta që do u dhurohen është edhe dituria e dobishme, që Allahu i Lartësuar ua shton. Sa më shumë të përkushtohesh në adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar dhe sa më i dobishëm të jesh për krijesat, aq më shumë të nderon Allahu i Lartësuar, duke të dhuruar dituri të gjerë dhe duke të mundësuar që të punosh sipas saj. Ky ajet tregon se Jusufi (a.s) e arriti gradën e ‘vepërmirit’ ose të ‘ihsan-it’. Veç kësaj, Allahu i Lartësuar i dhuroi atij aftësi për të gjykuar drejt mes njerëzve, dituri të madhe dhe, mbi të gjitha, gradën e profetësisë.