Hud
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
قَالُوٓا۟ أَتَعْجَبِينَ مِنْ أَمْرِ ٱللَّهِ ۖ رَحْمَتُ ٱللَّهِ وَبَرَكَـٰتُهُۥ عَلَيْكُمْ أَهْلَ ٱلْبَيْتِ ۚ إِنَّهُۥ حَمِيدٌ مَّجِيدٌ 73
Ata i thanë: “Mos po çuditesh me caktimin e Allahut?!” -Nuk ke pse habitesh me vendimet e Zotit, sepse pushteti i Tij është absolut dhe Ai mund të bëjë gjithçka. Asgjë nuk del jashtë pushtetit dhe vullnetit të Tij. Nuk ka vend për çudi kur bëhet fjalë për pushtetin absolut të Allahut dhe sidomos kur ka të bëjë me përkujdesin ndaj një familjeje të zgjedhur dhe të bekuar.Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për ju, o familja e kësaj shtëpie! -Së bashku me fëmijët e premtuar, këto ishin tri dhurata të mrekullueshme për ata shërbëtorë dhe adhurues të zgjedhur të Zotit: Rahmetullahi - mëshira e Allahut dhe berekatuhu- shtimi e shumimi i mirësisë dhe begatisë së tyre. Ky qe premtimi i dhënë nga Zoti i tyre, i Cili është:Vërtet, Ai është i Lavdëruar dhe i Madhërishëm. -Allahu është El ĥamîd - i Lavdëruari, që meriton çdo mirënjohje e lavdërim për cilësitë e Tij absolute e të larta. Ai e meriton mirënjohjen dhe lavdërimin edhe për veprat e Tij madhështore e të mrekullueshme. Veprat e Tij të gjitha janë mirësi, begati, mbarësi e urtësi. Ato janë të ndërtuara mbi drejtësinë e bamirësinë absolute. Allahu është gjithashtu El mexhîd. Emri El Mexhîdu tregon madhështinë e cilësive të Atij që e mban këtë emër.