Hud
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
أَلَآ إِنَّهُمْ يَثْنُونَ صُدُورَهُمْ لِيَسْتَخْفُوا۟ مِنْهُ ۚ أَلَا حِينَ يَسْتَغْشُونَ ثِيَابَهُمْ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ ۚ إِنَّهُۥ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ 5
Shih si përpiqen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! -Allahu i Lartësuar na tregon rreth injorancës dhe humbjes së idhujtarëve. Ata pandehin se mund t’i ruhen shikimit të Allahut dhe dijes së Tij absolute duke fshehur në gjoks ligësitë e tyre. Por i Madhëruari, duke i diskredituar, u thotë:Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. -Edhe kur ata mbulohen me rroba, i Madhëruari e di mirë gjendjen e tyre. Asgjë nuk mund t’i fshihet vështrimit dhe mbikëqyrjes së Tij. Allahu i sheh qartë dhe i di hollësisht çfarë mbani fshehur në vete dhe çfarë shfaqni haptas. Ai i di veprat dhe fjalët që i kryeni fshehtas dhe ato që i bëni haptas. Ky është Zoti juaj, i Cili thotë:Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks. -Ai është i Gjithëditur për qëllimet që keni në zemër, për vesveset e shumta e për çdo shkëndijë mendimi, që nuk e keni folur me asnjë. Atëherë, ç’pandehni, o të mjerë, se mund t’i fshiheni diturisë dhe shikimit të Zotit me këto veprime qesharake dhe fatkeqe?! Ky ishte një kuptim i ajetit. Por fraza: “jethnûne ŝudûrahum” mund të ketë edhe kuptimin që: ata shmangen nga i Dërguari, që të mos e dëgjojnë ftesën dhe këshillat e tij për rrugën e drejtë. A ka devijim më të qartë sesa ky?! Pastaj i Madhëruari u kujton atyre diturinë e Tij gjithëpërfshirëse, duke i kërcënuar se do t’i ndëshkojë për kundërshtimin, që kurrsesi nuk mund t'i fshihet shikimit dhe diturisë së Tij absolute.