Yunus
Bu, Arapçadan başka bir dilde bir tefsirdir; Quranic Universal Library’de (QUL, Tarteel’e ait) bulunduğu hâliyle, spa5k/tafsir_api’nin tuttuğu QUL verilerinin açık kopyası üzerinden alınmıştır. QUL’un kaydı kimin yazdığını ya da çevirdiğini veya hangi basılı neşri izlediğini söylemez ve metin için bir lisans belirtmez; bu yüzden bunu gösterme hakkı doğrulanmamıştır. Kimse bunu basılı bir kitapla karşılaştırmadı ve hiçbir âlim gözden geçirmedi. Her bölüm, yorumladığı âyetlerin yanında durur; bu âyetler Tanzil’in Kur’ân metnidir, orada olduğu gibi gösterilir. Sabīl bunun hiçbirini yazmamış ve çevirmemiştir.
Metin kaynağı:Quranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMIT2026-10-21 tarihinde alındı
إِنَّ ٱلَّذِينَ حَقَّتْ عَلَيْهِمْ كَلِمَتُ رَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ 96 وَلَوْ جَآءَتْهُمْ كُلُّ ءَايَةٍ حَتَّىٰ يَرَوُا۟ ٱلْعَذَابَ ٱلْأَلِيمَ 97
Me të vërtetë, ata të cilët e merituan vendimin e Zotit tënd(për ndëshkim), ata nuk do të besonin, edhe sikur t’u vinin të gjitha Shenjat, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë. -Ata për të cilët Zoti ka vendosur përfundimisht se do të jenë të humbur, të devijuar dhe banorë të Zjarrit, ashtu do të jenë. Ata do të përfundojnë ashtu siç e ka caktuar Zoti, me vendimin e Tij të urtë dhe të drejtë. Ata nuk kanë për të besuar më, edhe sikur t'u vijë çdo lloj shenje e mrekullie nga Zoti. Madje këto shenja ua shtojnë më shumë shfrenimin, padrejtësitë dhe humbjen. Pa dyshim, Allahu nuk u bën asnjë padrejtësi, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre. Janë ata që, me përzgjedhjen e tyre të lirë, e refuzojnë të vërtetën kur u paraqitet për herë të parë. Me refuzimin e të vërtetës, ata meritojnë që Allahu i Lartësuar t’i ndëshkojë duke ua vulosur zemrat, shikimet dhe dëgjimin e tyre. Prandaj ata nuk kanë për të besuar, derisa të shohin dënimin e dhimbshëm, për të cilin janë paralajmëruar. Ajo ditë ka për të qenë e tmerrshme për ta. Vetëm atëherë do ta kuptojnë dhe do të binden se ishin në humbje të plotë dhe se ajo që sollën profetët ishte e vërtetë e padiskutueshme. Por atë ditë pendimi dhe besimi nuk vlen më, siç thotë Zoti: "Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen." [Rum 57]. Shenjat dhe argumentet e Zotit u bëjnë dobi vetem atyre që kanë zemër të gjallë dhe dëgjojnë me kujdes dhe me qëllimin për të gjetur të vërtetën, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër kuranor: "Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” [Kaf 37].