Ruka hadi kwenye maudhui
Tafsir As-Saadi · At-Tawba
Sura ya 9

At-Tawba

Hii ni tafsiri kwa lugha isiyo Kiarabu kama ilivyo katika Quranic Universal Library (QUL, ya Tarteel), iliyochukuliwa kupitia nakala huria ya data ya QUL inayohifadhiwa na spa5k/tafsir_api. Rekodi ya QUL haisemi ni nani aliyeiandika au kuitafsiri kwa lugha nyingine wala inafuata toleo gani lililochapishwa, na haitaji leseni kwa matini hiyo, kwa hiyo haki ya kuionyesha haijathibitishwa. Hakuna aliyeilinganisha na kitabu kilichochapishwa, na hakuna mwanazuoni aliyeihakiki. Kila kifungu kipo kando ya aya inazozifafanua, ambazo ni matini ya Qur’ani ya Tanzil, inavyoonekana huko. Sabīl haikuandika wala kutafsiri kwa lugha nyingine chochote kati yake.

Maandishi kutokaQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITilichukuliwa 2026-10-21

Aya ya 64

يَحْذَرُ ٱلْمُنَـٰفِقُونَ أَن تُنَزَّلَ عَلَيْهِمْ سُورَةٌ تُنَبِّئُهُم بِمَا فِى قُلُوبِهِمْ ۚ قُلِ ٱسْتَهْزِءُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ مُخْرِجٌ مَّا تَحْذَرُونَ 64

Surja Teube është quajtur ndryshe edhe El Fadiha - Zbuluesja, Diskretituesja, sepse ajo i nxori hapur sekretet e munafikëve. Gjatë gjithë sures vërejmë se i Madhëruari thotë: "... ka prej tyre të cilët ...", dhe pastaj përmend hollësisht cilësitë e tyre. Por Allahu i Madhëruar nuk i përmendi ata me emra, dhe këtë e bëri për dy arsye të dobishme, nëse i kuptojmë: Së pari, Allahu është Es-sit-tir - Mbulues, fshehës i të metave të robërve dhe e do fshehjen e të metave të robërve të Tij. Së dyti, për të kuptuar se kritika u drejtohet të gjithë atyre munafikëve që kanë të tilla cilësi, deri në Ditën e Gjykimit. Për këto arsye, është më e drejtë dhe gjithëpërfshirëse përmendja e cilësive të tyre dhe jo e emrave konkretë të tyre. Kështu, munafikëve u hyri tmerri. Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: "Sigurisht, nëse hipokritët, ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të rrinë më në të, vetëm se për një kohë të shkurtër. Ata do të jenë të mallkuar. Kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të vriten (pa mëshirë).” [Ahzab 60, 61]. Ndërsa në këtë ajet thotë:Hipokritët tremben se mos zbret ndonjë sure që u nxjerr në shesh atë që kanë në zemër. -Ata kanë frikë se do të zbulohen e poshtërohen, kanë frikë se do t’u dalin në shesh të palarat e tyre dhe të gjithë do t’i marrin vesh. Kështu, ata do të bëhen shembull për ata që marrin mësim.Thuaju: “Talluni, por të jeni të sigurt se Allahu do ta zbulojë gjithçka për të cilën keni frikë!” -Munafikët talleshin me besimtarët dhe me fenë e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Kështu, gjatë luftës së Tebukut, disa prej tyre thanë me përbuzje për sahabët e Profetit: "Nuk kemi parë më mashtrues dhe më frikacakë në betejë sesa këta ‘dijetarët’ tanë". Por kur ata mësuan se Profetit iu përcollën këto fjalë fyese e shpifëse, shkuan menjëherë tek ai për t’u shfajësuar, duke thënë: “Ne thjesht ishim duke luajtur e dëfryer”. I Lartësuari thotë: